Connect with Us

Elbasani “zien” nga sherret në familje/Ja çfarë ka ndodhur

Aktualitet

Elbasani “zien” nga sherret në familje/Ja çfarë ka ndodhur

Publikuar

-

Në 24 orët e fundit, Policia e Elbasanit është përballur me probleme në disa familje.

Konkretisht në Librazhd ka arrestuar S.C., 55 vjeç, nga fshati Polis,i cili në banesë dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht, vëllanë e vet, N.C., 52 vjeç.

Gjithashtu mësohet se, Policia ka shpallur në kërkim Xh.Gj., 22 vjeç, banor i Elbasanit, i cili rrahu dhe iu kanos së ëmës së vet, V. M., 40 vjeçe, para se të ikte nga shtëpia për t’u fshehur. Dosja e tij ka shkuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Dhunë në familje”.

LEXO EDHE:  Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Së treti, në rajonin e Policisë së Prrenjasit ka shkuar L.H., 35 vjeçe, nga fshati Skroskë dhe ka bërë kallëzim sepse i është  larguar nga shtëpia i biri I.H., 21 vjeç./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Shfaqje teatrale nga Serbia”/ Rama: Kosova nuk është pa zot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog.

I ftuar në emisionin “Open”, kryeministri tha se e gjitha kjo që po bëhet në anën tjetër të Kosovës është një shfaqje teatrale, ndaj së cilës nxiten qytetarë serbë të Kosovës në një drejtim të gabuar.



Situta të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog. I gjithë reagimi është një shfaqje teatrale që po bëhet në anën tjetër të Kosovës, nxisin sebët që janë qytetarë të Kosovës, duke inspiruar në drejtimin e gabuar. Kosova nuk është territor pa zot, mbas Kosovës është një alenacë e tërë luftarake. Kjo është një situatë që tension që i kthen në pengje qytetarët serbë të Kosovës”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun e tij, albin Kurit, të cilat shpesh janë komentuar sit ë ftohta.

I ftuar në Open me Eni Vasilin, Rama është shprehur se marrëdhëniet e ftohta mes tyre janë një sajesë mediatike.

Kryeministri thekson që me Kurtin ka një marrëdhënie konstante dhe se të gjithë e dinë për mosadkordësinë përsa i përket Ballkanit të Hapur.



Marrëdhëniet e ftohta janë një sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante. Kemi një mosdakordësi për pjesën e Ballkanit të Hapur që dihet tashmë. Përtej kësaj kemi një kontakt të vazhdueshëm.

Tema kryesore sot në takim ishte çuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivijim të marrëveshjeve që janë bërë.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE