LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deti “përpin” një tjetër jetë/Policia: Si u mbyt 52-vjeçari te “Uji i Ftohtë”

10 Gusht 2017, 15:47, Aktualitet CNA

Një tjetër pushues ka humbur jetën sot në bregdetin shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhir rreth orës 15:40, në vendin e quajtur ?Kalaja?, në ?Ujë të Ftohtë?, Vlorë. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se në këtë orë ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetas ka qenë duke kërkuar ndihmë në det.

Atij i është dhënë ndihma e parë nga pushues të rastit dhe është bërë e mundur nxjerrja e tij në breg.
Uniformat blu njoftuan se në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca, por edhe pse i është dhënë ndihma e parë edhe prej tyre shtetasi ka ndëruar jetë.

Nga verifikimi paraprak i policisë rezulton se personi i mbytur është shtetasi me inicialet L.B, 52 vjeç, banues në Patos.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga