LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleati më serioz i Bashës “i fërkon shpatullat” kreut të PD/Thirrje dëshpëruese, mos tërhiq ministrat

10 Gusht 2017, 10:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokristiane, aleat i Bashës dhe njëkohësisht deputet i zgjedhur nga listat e PD, Nard Ndoka ka mbajtur një tjetër qëndrim nga dy aleatët e tjerë.

Ndryshe nga Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi, të cilët i kërkuan publikisht Bashës të tërhiqte ministrat, sepse e gjithë kjo po kthehej në diçka qesharake, i konsideruari si aleati më serioz i Bashës, Nard Ndoka, u shpreh publikisht pro qëndrimit të ministrave teknikë në qeveri, deri në përfundim të mandatit.

Sipas Ndokës në prononcimin e tij për Panorama, qëndrimi i tyre në qeveri e bën më serioze marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës, marrëveshje kjo e rëndësishme për opozitën, ndërsa largimi i tyre është ikje nga përgjegjësitë kushtetuese.

?Unë mendoj që ministrat teknikë duhet të vazhdojë detyrën që kanë marrë deri në ardhjen e qeverisë së re. Nuk besoj se ka ndonjë rëndësi tërheqja e tyre në këtë moment. Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme për opozitën. Përkundrazi qëndrimi deri në fund tregon respekt ndaj asaj marrëveshje që u votua edhe në parlament. Vazhdimi i detyrës nga ana e ministrave është një detyrim kushtetues dhe tërheqja nga detyra është braktisje e përgjegjësisë që ata kanë marrë?, tha Ndoka.

Për sa i përket qëndrimeve të aleatëve të tjerë të PD, si Fatmir Mediu apo Dashamir Shehi, të cilët i kërkojnë Lulzim Bashës që të tërheqë urgjentisht ministrat teknikë, Ndoka i konsideroi thirrje dëshpëruese të bëra në 42 gradë celsius.

?Këto janë thirrje të dëshpëruara për të bërë politikë në 42 gradë celsius. Tërheqja e ministrave nuk i jep rëndësi dhe seriozitet marrëveshjes që e thashë se ishte shumë e rëndësishme për opozitën?, tha ndër të tjera Nard Ndoka.

Jo vetëm Nard Ndoka ka dalë publikisht pro qëndrimit të ministrave teknikë në qeverinë Rama. Një zë tjetër që ka kundërshtuar fort ata që kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të këtyre ministrave është nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, konsideruar ndryshe kërmilli i PD.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme, tha se nuk mund të jetë kauzë e opozitës data e largimit të ministrave dhe se ata duhet të qëndrojnë deri në shtator./CityNews

Lajmet e fundit nga