Connect with Us

Alarmi!/Kjo toksinë e bardhë që hani çdo ditë është tepër e rrezikshme

Aktualitet

Alarmi!/Kjo toksinë e bardhë që hani çdo ditë është tepër e rrezikshme

Publikuar

-

A e dini se çfarë është E621 ose monosodium glutamate, MSG? A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë substancë të rrezikshme? Ju do të befasoheni kur të mësoni se e konsumoni atë çdo ditë dhe është duke bërë kërdinë në trupin tuaj! Monosodium glutamate E621 është një suplement i zakonshëm që gjendet në të gjitha ushqimet e përpunuara. Nuk ka pothuajse asnjë kompani në botë që nuk e përdor këtë përforcues shijesh. Kjo është një nga substancat më të dëmshme që konsumojnë çdo ditë, edhe pa e kuptuar!

Monosodium glutamate E621 është në formën e pluhurit të bardhë kristalor dhe është shumë i ngjashëm me kripën dhe sheqerin. Gjithashtu ajo mund të gjendet në formë të lëngshme. Ajo i jep shije mishit dhe supës dhe mund të shtohet në çdo ushqim për të përmirësuar shijen. Por Monosodium glutamate shkakton më shumë dëme se sa mendonit pasi stimulon qelizat e trurit në të njëjtën mënyrë si drogat, duke krijuar kështu një ndjenjë të varësisë. Është e lehtë të absorbohet në gjak dhe në tru duke shkaktuar një ndryshim në gjenet përgjegjëse për kuptimin e shijes.

Ai është përdorur në shumë produkte të njohura ushqimore, duke përfshirë të gjitha salsiçet, hotdog-ët, patatet e skuqura, supat e përgatitura, ushqime të konservuara. Doza e lejuar ditore për të rriturit është 1.5 gram dhe për fëmijët më pak se një gjysmë gram, shkruan “shije”. Një fakt që vlen të përmendet është se mbi 200 mijë ton përdoren çdo vit në botë nga ky suplement. Simptomat e zakonshme të mbidozës me E621 përfshijnë marramendje, migrenë, shqetësime të të parit, disekuilibër hormonale, vjellje, dobësi, dhimbje gjoksi dhe të tjera.

LEXO EDHE:  E pini kafen me qumësht? Zbuloni rrezikun që ndodh në trupin tuaj

Ajo është e njohur gjithashtu si sindromi i restorantit kinez. Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1907 në Japoni nga shkencëtari Ikeda Kikunae, që gjeti këtë substancë që përmirësonte shijen e ushqimit, sidomos shijen dhe aromën e ushqimit të konservuar, të ngrirë dhe të shpejtë. Edhe pse ajo përmirëson shijen dhe aroma e produkteve ushqimore, Monosodium glutamategjithashtu sjell efekte anësore të shumta. Kjo është arsyeja pse ajo i bën njerëzit e varur nga ushqimi i përpunuar si patate të skuqura, ëmbëlsirat, ushqimet e gatshme dhe më shumë.

E621 është jashtëzakonisht i dobishëm për prodhuesit e ushqimit Për shkak se ajo vetëm zvogëlon koston e prodhimit, por edhe rrit shitjet e produkteve. Pra, herën tjetër që ju do të blini ushqim, kontrolloni përbërësit dhe shmangni produktet që përmbajnë E621.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Ish deputetja e LSI në pritje të ëmbël/ Zbulon gjininë e foshnjës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka folur për herë të parë për këtë periudhë me rëndësi në jetën e saj, duke deklaruar se shtatëzania e ka ndihmuar t’i shohë gjërat në një tjetër perspektivë.

Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi. Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, -u shpreh ish-deputetja në një intervistë për ‘Fitstation’.

LEXO EDHE:  “Kini frikë nga bisha”/Nasa paralajmëron rrezikun e ‘Aurorës’ mahnitëse

LEXO EDHE:  Rreziku global nga presidencialet amerikane



Ajo ka zbuluar se lajmin për shtatzaninë e ka marrë fill pas përfundimit të fushatës, në një periudhë tepër të rënduar sipas saj.

Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e rënduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë”, shprehet Mehmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Nis shembja e oxhakut industrial në Tiranë

LEXO EDHE:  Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA: "Rrezik i jashtëzakonshëm" nëse masat hiqen para kohe

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.



Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

Publikuar

-

Nga

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE