Connect with Us

Urgjente!/Këto aplikacione duhet t’i fshini menjëherë!

Aktualitet

Urgjente!/Këto aplikacione duhet t’i fshini menjëherë!

Publikuar

-

Fshijini menjëherë këto aplikacione!

Aplikacionet më të dëmshme për baterinë e smartphonit tuaj janë zbuluar nga një raport i ri.

Aplikacionet shumë të famshme si Facebook, Netflix, WhatsApp dhe Google Maps janë të renditura në listën e aplikacioneve më të dëmshme.

Sipas këtij raporti, këto aplikacione jo vetëm shkurtojnë jetën e smartphonit tuaj, por ato zenë shumë vend dhe e ngarkojnë atë me të dhëna të panevojshme.

Raporti i ka grupuar aplikacionet në dy grupe. Në grupin e parë aplikacionet të cilat shkurtojnë jetëgjatësinë e baterisë dhe grupi i dytë i aplikacioneve të cilat ngarkojnë celularin tuaj me të dhëna.

LEXO EDHE:  Facebook bashkohet me prodhuesin Ray Ban për syzet e para inteligjente në 2021

Këtu do të gjeni listën e aplikacioneve.

Aplikacionet të cilat harxhojnë baterinë e smartphonit:

Samsung AllShare

Samsung Security Policy Updates

Beaming Service for Samsung

ChatON Voice & Video Chat

Google Maps

WhatsApp Messenger

Facebook

WeChat

AppLock

DU Battery Saver

Aplikacionet të cilat ngarkojnë smartpohin me të dhëna:

Netflix

Spotify Music

Snapchat

BBC News

LINE: Free Calls & Messages

Microsoft Outlook

Clean Master

Samsung WatchON

Amazon for Tablets

PicsArt Photo Studio & Collage/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vijojnë “rrjedhjet” nga PD/ Dorëhiqet një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët, Gurakuqi: Të kërkojnë falje që kanë fyer…

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kanë filluar “rrjedhjet” e shumta në Partinë Demokratike.

Së fundmi, mësohet se është dorëhequr Enea Kumi, sekretar i PD në Himarë.

Ai ka njoftuar se dorëzoi dorëheqjen e tij, kryetarit të degës dhe sekretarit organizativ të PD. Humbja e PD në këto zgjedhje ka sjellë dorëheqje lokale të shumta. Gjithashtu ka disa kryetarë degësh të dorëhequr si dhe sekretarë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Por, gjithcka kërkohet të mbahet në heshtje pasi Lulzim Basha po kërkon të fitojë kohë për të mbajtur lidhur anëtarësinë.

LEXO EDHE:  Politikanët më të ndjekur në rrjetet sociale për vitin 2020/ Ja kush e kryeson listën

LEXO EDHE:  “Nëse shani Ramën në Facebook, futeni në burg”/ Altin Goxhaj tregon rastin e një të riu

Të gjitha akuzat dhe deklartat se votat u blenë dhe u vodhën janë gënjeshtra të Lulit, pasi në fakt në datën 25 dhe 26 prill ai shpalli fitoren.

Kujtojmë se ditën e djeshme CNA.al raportoi se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë, ndërsa është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit”/ Meta: Koha t’i japim fund!

Publikuar

-

Nga

Habit gazetari/ Ilir Metën edhe bari lopësh ta çosh në mal do të grindet

Preisdenti Ilir Meta thotë se fenomeni i rrezikshëm është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Duke iu referuar studimit të publikuar nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore, Meta thekson se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Mes te tjerash ai thekson se me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë

Fenomeni i rrezikshëm i kapjes së shtetit është një komplot kundër demokracisë dhe kontrollit të qytetarëve ndaj institucioneve.
Studimi i publikuar sëfundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI) “Për rreziqet e kapjes së shtetit dhe reformat e politikave në Ballkanin Perëndimor 2020” tregon se Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i takon presionit në rritje të kapjes së shtetit nga biznesi.

Raporti bën me dije se “biznesi dhe institucionet publike në Shqipëri kanë predispozitë të lartë në raport me vendet e tjera të Ballkanit për të përdorur funksionet publike që nga shërbimet, deri të ligjet në favor të interesave të grupeve të caktuara”. Gjithashtu evidentohet se “përdorimi i enteve publike jo vetëm për të përfituar, por edhe si mjet ose armë kundër konkurrentëve është përdorimi më i madh i kapjes së shtetit”.

Ky studim me konkluzione thellësisht negative konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të sovranitetit, Kushtetutës, parimit të ndarjes së pushteteve dhe të konkurrencës së lirë.

Fenomeni i “korrupsionit legjislativ” është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, Kuvendi njëpartiak ka miratuar një ligj me porosi, për ta ligjëruar.
Me rastin edhe të Ditës Kombëtare të Drejtësisë është koha të angazhohemi të gjithë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe pandëshkueshmërisë”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra. Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.

Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.

Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqiëprinë, qytetarët shqiptarë. Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE