LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Basha bashkë në shtator?!/Anëtari i PD jep alarmin: Do asgjësohemi!

9 Gusht 2017, 16:31, Aktualitet CNA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, është bërë pjesë e debatit më të fundit politik, nëse ndonjë ministër teknik i Lulzim Bashës do të jetë në qeverinë ?Rama 2?.

Deda shkruan në rrjetet sociale se një gjë e tillë çon automatikisht në bashkëqeverisje mes PS dhe PD.

Në lidhje me këtë, ai parashtron pyetjen nëse i shërben për mirë apo për keq vendin një bashkëqeverisje e tillë.

E ndërsa shton se në rast se ky laj do të jetë i vërtetë, atëherë Rama ja mbyll gojën përfundimisht PD-së, duke e çuar në asgjësim politik.

?Flitet se ndonje minister i propozuar nga PD mund te rrije ne qeverine Rama 2, gje qe çon automatikisht ne bashkeqeverisje. Nje pyetje kam per demokrate, socialiste, LSI-iste dhe te pa parti. A i sherben vendit per mire apo per keq, qe PD dhe PS te qeverisin bashke ne Shtator e mbrapa, duke e ndare me dysh tepsine e pushtetit? P.s. Per mendimin tim, ne rast se ky lajm ka gjasa te jete i vertete, atehere Rama ja mbyll gojen perfundimisht PD-se duke e çuar ate drejt asgjesimit politik dhe duke e lene vendin perfundimisht pa opozite?, shkruan Julian Deda./CityNews

Lajmet e fundit nga