LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hiqni menjëherë dorë nga këto zakone!

8 Gusht 2017, 22:10, Aktualitet CNA

Të heqësh dorë nga disa zakone është e vështirë, por akoma më e vështirë është të heqësh dorë nga ato zakone të cilat ne mendojmë se në fakt janë fitimprurëse për shëndetin tonë.

Kur ne mbyllim gojën dhe shtrëngojmë hundën në mënyrë që të ndalojmë tështimën, trysnia e gjakut rritet duke bërë që venat të dëmtohen duke bërë që ju të ndjeni dhimbje të vazhdueshme koke. Gjithashtu ky zakon mund t?ju shkaktojë dhe probleme me dëgjimin, ndaj mos e ndaloni kurrë  veten kur tështini.

Shpesh në përgatitjen e parfumeve që ne përdorim çdo ditë, përdoren substanca sintetike në vend të vajrave natyrale, kjo pasi këto substanca mbajnë aromë për më gjatë dhe janë më të lira. Por nga ana tjetër ato janë dhe shumë të dëmshme për shëndetin tonë. Nëse ju hidhni parfum të lirë çdo ditë kjo mund të shkaktojë marrje mendsh, përgjumje dhe të vjella. Gjithashtu këto parfume mund t?ju irritojnë sytë, mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes  si dhe të shkaktojnë irritim të lëkurës.

Prej kohësh dentistët kanë rekomanduar se dhëmbët duhen larë 30 minuta ose dhe 1 orë pas vaktit. Kjo sepse shumë ushqime kanë nivele të larta acidi dhe lëvizja e furçës së dhëmbëve mund t?i shtyjë më thellë drejt rrënjës ato. Kështu këto acide do të dëmtojnë lëkurën, rrënjët dhe dhëmbët tuaj .

Megjithëse xhinset e ngushta kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë një trend i cili nuk do të zhduket kurrë, ato mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin tuaj. Duke i veshur xhinset e ngushta çdo ditë, kjo mund të shkaktojë probleme në qarkullimin e gjakut, gjithashtu ato mund të shkaktojnë irritim dhe krruajtje të lëkurës./CityNews

Lajmet e fundit nga