Connect with Us

Festa e Birrës/ Policia “blindon” Korçën

Aktualitet

Festa e Birrës/ Policia “blindon” Korçën

Publikuar

-

Festa e Birrës ka startuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ashtu si çdo vit që nga 2007.

Në lidhje me këtë event, Policia e Korçës ka marrë edhe disa masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ndër masat e marra është edhe bllokimi i lëvizjeve së automjeteve nga vendi i quajtur “Lëndina e Lotëve”, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, drejt Unazës së Stadiumit  si edhe në rrugën “Niko Kovaçi”.

Njoftim i plotë:

Masat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të manifestimit të Festës së Birrës 2017.

Më datë 09.08.2017 deri më 13.08.2017, në qytetin e Korçës, përpara Stadiumit “Skënderbeu” si edhe tek “Pazari i Vjetër” do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin e manifestimin sa më normal të saj.

Nga këto struktura do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve nga vendi i quajtur “Lëndina e Lotëve”, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, drejt Unazës së Stadiumit  si edhe në rrugën “Niko Kovaçi”. Do të lejohet parkimi vetëm për automjetet e personave apo subjekteve të veçanta të autorizuara nga Bashkia Korçë.

Përgjatë Shesheve dhe Bulevardeve kryesore të qytetit “Republika” dhe “Gjergj Kastrioti”, ku ka përqëndrim dhe qarkullim të madh njerëzish e mjetesh, do të ketë shërbime të shtuara të punonjësve të Policisë, të cilët do të mbikqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemeve, si edhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.

LEXO EDHE:  Gjermania ashpërson sërish masat/ Zgjat kufizimin deri në 31 janar

Gjithashtu edhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë në gadishmëri të plotë, për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve gjatë dhe pas mbarimit të aktivitetit, në kontrollin e vazhdueshëm të drejtuesve të mjeteve me qëllim respektimin e Kodit Rrugor si edhe shmangien e aksidenteve me pasoja të rënda.

Shërbimet e Rendit, do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si : Nënstacionet Elektrike, Ujësjellësi, etj për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Të gjithë qytetarët të cilët ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë tek nr 129 i Policisë së Shtetit.

Policia e Korçës, duke i’u uruar argëtim sa më të këndshëm të gjithë pjesëmarrësve në këtë event festiv, gjen rastin t`iu bëjë thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm, të shmangin përdorimin e alkolit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit, në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre dhe të tjetrit!/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Pasditen e sotme  në zonën e plazhit në Durrës policia ka realizuar një operacion blic anti-drogë dhe janë arrestuar dy persona.

Mësohet së këta persona kishin kohë që ishin shpallur në kërkim nga policia, por ditën e sotme është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet çfarë u është sekuestruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rakip Suli ‘zbret nga kali’ Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Publikuar

-

Nga

Rakip Suli 'zbret nga kali' Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Kreu i Bashkisë Kamëz , Rakip Suli ka njoftuar se hyrja në këtë bashki nuk do të jetë më e njëjta nëpërmjet ‘Bulevardit Blu, por shumë shpejt do quhet Bulevardi ‘Nënë Tereza’.

Në sheshin qendror të Kamzës do të vendoset një statujë e humanistet shqiptare, ndërsa në rrethrrotullimin qendror  nuk ndodhet më statuja e djalit me kalë, por është kthyer në një hapësirë të gjelbër. Mesa duket Suli e ka “zbritur nga kali’ rivalin e tij Xhelal Mziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta aktualisht ndodhet nën hetim nga Komisioni Hetimor, pasi akuzohet për shkelje të Kushtetutës.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas daljes së rezultatit ku partia e tij pësoi disfatë të madhe, Meta ka shmangur daljet televizive, duke ia lënë këtë stafetë zëdhënësve të tij.

Por ditën e sotme kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar sa i takon fenomentit të pastrimit të parave, ku përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këto veprime antiligjore.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

Por ajo që bie në sy janë komentet e shumta që vijnë në adresë të presidentit dhe akuzat që hedhin ndaj tij, duke i përmendur çdo aferë korruptive që mund të jetë i përfshirë.

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët

LEXO EDHE:  Mesazhet e terrenit/ Alfred Rushaj zbërthen strategjitë elektorale të PD-së

Të shumtë janë ata që i kujtojnë vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe që i kërkojnë të tregojë se ku e ka fshehur, ndërsa ka edhe nga ata që i kujtojnë bllokun e zi, ku u kap në videopërgjim me ish ministrin e tij, të ndjerin Dritan Prifti.

Pakënaqësia dhe dëshira për të mos e parë më në skenën politike nga ana e qytetarëve duket se është shumë e madhe. Një komentues, i përmend daljet e fundit presidentit, ku shfaqej i dehur dhe një tjetër që shprehet se Meta me sjelljen e tij prej rrugaçi nuk mund të përfaqësojë qytetarët e ndershëm.

Fundi i Metës jo vetëm me partinë e tij, por edhe me Presidencën duket se është i afërt. Komisioni Hetimor po ecën me ritmet e duhura, ku pas seancës së sotme caktoi datën 18 maj për të mbajtur seancën dëgjimore me Metën./CNA.al

LEXO TE PLOTE