LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident tragjik në Itali/ Shqiptarja përplaset me një makinë dhe humb foshnjen e saj

9 Gusht 2017, 18:49, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku është përfshirë edhe një 27-vjeçare shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja udhëtonte së bashku me një miken e saj 35-vjeçare dhe në një moment kanë vendosur që të ktheheshin edhe një herë prapa dhe të bënin një xhiro në qytet.

Por kur po merrte kthesën, një makinë tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe ka ndodhur përplasja. Aksidenti ka ndodhur në Inverigo, Como, në hyrje të qytetit, nga ku shqiptarja arriti që të mbijetonte, por humbi fëmijën e saj, i cili donte edhe dy muaj që të lindte.

Sipas punonjësve të ndërhyrjes së shpejtë, 27-vjeçarja ishte e dëshpëruar dhe thërriste fort që të shpëtohej foshnja e saj, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Shqiptarja ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën./CityNews

Lajmet e fundit nga