LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merrni çadër me vete kur të dilni nga shtëpia/Kur pritet të bjerë shi sot

8 Gusht 2017, 06:08, Aktualitet CNA

Ashtu siç ishte parashikuar edhe disa ditë më parë, kjo e marte është parashikuar të ketë një ulje të lehtë temperaturash si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimalet me 1-2 gradë.

Nga ana tjetër mësohet se gjatë ditës në juglindje mund të bjerë edhe shi, prandaj për të qenë të përgatitur bëni mirë të merrni çadër kur të dilni nga shtëpia.

Temperaturat maksimale në zonat malore do të jenë 30-31 gradë, ndërsa në bregdetin Adriatik, temperaturat priten të shënojnë 35-36 gradë, përsa i përket shtrirjes nga lumi Shkumin e deri në Sarandë, Metoalb njofton se temperaturat do të jenë 37-38 gradë.

Gjithashtu bëhet e ditur se duke filluar nga e premtja, vala e të nxehtit ?Lucifer? dot ë largohet nga Europa dhe temperaturat do të kapin normalitetin e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga