LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbytet në Drinin e Zi një grua/ U fut për të shpëtuar dy fëmijët

8 Gusht 2017, 13:49, Aktualitet CNA

Një 55-vjeçare është mbytur ditën e sotme në lumin e Drinit të Zi në Peshkopi.

Mësohet se ajo ishte futur për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin, por rrjedha e ujit e ka marrë me vete dhe nuk ka mundur të dalë më në sipërfaqe.

Sipas autoriteteve përkatëse, fëmijët 6 dhe 10 vjeç janë nxjerrë nga lumi dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia, e cila po heton për zbardhjen e detajeve./CityNews

Lajmet e fundit nga