LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Kush është moderatorja shqiptare që ka një ngjashmëri të frikshme me Lori Hoxhën?

8 Gusht 2017, 14:29, Lifestyle CNA

Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha është një ndër femrat më të njohura në vend. Ajo njihet jo vetëm për postin e saj, por edhe për mënyrën se si duket dhe vishet. Është një vajzë me stil, shumë e komentuar, e cila ka arritur të fitojë zemrat e publikut.

Por, shpesh mund të ndodhë që të ngatërrohet me moderatoren më të re në vend, Sara Kolamin, shkruan InTv. Sara është një ndër moderatoret më simpatike, që me stilin e saj të veçantë ka fituar simpatinë e njerëzve.

Përveç të tjerash, ajo njihet shumë edhe për stilin e saj të pagabueshëm, e kjo duket mjaft mirë nga fotot që poston në rrjetet sociale, ku e ndjekin mijëra njerëz.

Në këto postime, komentojnë edhe shumë personazhe të njohur, të cilët i vënë në dukje ngjashmërinë që Sara ka me Lorin.

Lajmet e fundit nga