Connect with Us

Foto/ Ku po i kalojnë pushimet VIP-at shqiptarë?

Showbizz

Foto/ Ku po i kalojnë pushimet VIP-at shqiptarë?

Publikuar

-

Mjafton të hapësh Instagram-in dhe të dalin përpara foto të personazheve shqiptarë duke pushuar sa në njërin plazh në tjetrin .

Ndërkohë  ne ziliqarët që ende nuk i kemi filluar pushimet kuptojmë se VIP-at tanë të ekranit shqiptar mund ti kategorizojmë në një tjetër listë; atë të mënyrës se si kalojnë ditët e pushimeve.

Dikush zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë, të arratiset drejt brigjeve të Meksikës, të Turqisë, të Malit të Zi madje të vijë dhe përreth botës.  Shumë prej tyre kanë zgjedhur të largohen për disa ditë me partnerin apo familjen dhe ne po i kategorizojmë në këtë mënyrë.

Pushimet “për qejf të shpirtit”

Pëpara se të fillojnë me organizimin e dasmës, Xhensila dhe Besi pas mbylljes së një sezoni të ngarkuar në karrierat respektive u arratisën për disa ditë pushimi në Cancun të Meksikës.  Duke parë fotot e tyre kuptojmë që Besi dhe Xhensila ia kanë bërë qejfin vetes deri në maksimum duke eksploruar këtë vend të bukur të cilin gjithsecili nga ne do të donte ta vizitonte.

Pushime “familjare”

Javën e  kaluar moderatorja e “Thumb” ka pushuar me partnerin dhe djalin e saj në brigjet e detit Jon. Duke parë fotot në rrjete sociale Fatma na ka lënë të kuptojmë se i ka shijuar shumë këto ditë, duke qenë se iu bashkua edhe motra e saj me të cilën ka një lidhje të veçantë.

Por kot nuk i kemi quajtur pushime familjare. Në një status në Facebook Fatma tregoi se në fakt për të ato nuk quheshin tamam pushime duke qenë se të bësh plazh me një fëmijë të vogël me vete ka më tepër përkujdesje dhe përgjegjësi. “Mund të durohet fakti që pushimet me fëmiun nuk janë pushime fare në fakt, por një super lodhje me kohë të plotë.

Mes orareve 8.30-12.30 dhe 18.00-21.00 për t’u respektuar, lyerje ngjyerjet me krem, fryrje shfryrje komerdaresh, vrap sa në breg dhe në ujë. Shto këtu lojëra të shpikura çdo 10 min, se aq zgjat interesi, jo hengri apo ca hengri, vrapi 20 herë në dite te tualeti i plazhit, kaka, cici (ndonjëherë kot dhe për qejf, thjesht për të luajtur me një zorre uji aty).

Ca shpërthime histerike mes plazhit apo në korridorin e hotelit dhe ti që edhe pse po vdes nga nervat dhe sikleti, duhet të besh fytyrën e embel dhe të buzeqeshur e zërin e qetë të zonjës Eni me një krijesë që duket si e poseduar, po helbete kalama…”,- shkruan Fatma në Facebook.

Pushime “aristokratesh”

Gjithnjë kanë zgjedhur ndryshe nga rrjedha, Elia Zaharia dhe Princi Leka II kanë preferuar të shijojnë disa ditë pushimi. Ata kanë zgjedhur të shijojnë bukurinë e Francës dhe ndryshe nga gjithë të tjerët që turren në schuma party, nga  natyra që e karakterizon kane  preferuar qetësinë dhe rehatinë që të ofron një vend kaq i mrekullueshëm.

LEXO EDHE:  Pushimet e Gomez në Mexico

Pushime ”si një çift i sapomartuar”

Ndryshe nga kolegia e saj, Aulona Musta është arratisur me bashkëshortin e saj për disa ditë në Lefkada të Greqisë. Vetëm duke i ndjekur në Instagram, pa i njohur, të duket sikur çifti ka shijuar një muaj mjalti me plot kuptimin e fjalës, vetëm për vetëm edhe pse me siguri e kanë ndjerë mungesën e vajzës së tyre çamarroke Amara. Party në jahte e shëtitje në det janë plane të cilat të gjithë do të donim t’i përfshinim në pushimet tona e duket se Aulona i ka dhuruar vetes një verë të paharrueshme.

Pushime “photoshooting”

Irena Kita nuk publikon foto me partnerin e saj në rrjete sociale. Aktualisht ajo ndodhet me pushime dhe ndërkohë që e ndjekim në rrjete sociale ajo kujdeset të na tregojë se jo vetëm që po kënaqet por po bën edhe disa foto të mira për t’u postuar  e për të na bërë ne ta kemi zili.

Pushime “të paharrueshme në shtëpi”

Duke parë fotot e Angela Martinit në rrjete sociale, t’i kupton se modelja e njohur po bën qejf të paparë edhe pse në fakt nuk ka shkuar hiçgjëkundi. Ajo na ka treguar se të kesh një shtëpi me pishinë të jep mundësinë të bësh disa pushime të mira edhe pa dalë nga pragu i shtëpisë.

Pushime “videoklipesh “

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti nuk dihet se ku janë duke i kaluar këto ditë të nxehta gushti por në rrjete sociale këngëtarja shfaqet duke shijuar një gotë shampanjë në bordin e një jahti. Nese të gjithë mendoni se përse i kemi klasifikuar kështu pushimet e tyre, po ju zbulojmë se çifti nuk është duke pushuar por Dafi po xhiron videoklipin e tij më të ri. Pra nuk bëhet fjalë për ditë qejfi por për punë.

Pushime “rreth botës për pak ditë“

Ky është grupi i pushimeve që të gjithë i kemi ëndërruar. Të hipësh në bordin e një anijeje apo jahti dhe të shëtitësh me të vende të ndryshme të botës. Këtë gjë ka bërë Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj multimiliarder. Brenda pak ditësh ata kanë udhëtuar në disa shtete si Mali i Zi, Greqi, Kroaci etj. Kështu Emina ka marrë me vete pak nga shija e çdo vendi ku ka kaluar./Blitz.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  A po kalojnë bashkë pushimet Geti me Marinën? (FOTO)

LEXO EDHE:  A po kalojnë bashkë pushimet Geti me Marinën? (FOTO)

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sezoni i ri i “Fiks Fare”/ Njihuni me velinat e reja

Publikuar

-

Nga

“Fiks Fare”, emisioni më i madh investigativ në vend, ka zgjedhur dy velinat e reja që do të jenë pjesë për këtë sezon të ri.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it kanë marrë pjesë në konkurse bukurie ku kanë fituar edhe çmime, kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Bukuroshja brune Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera bukurie, “Miss Sirena”. Është marrë me modeling, por pasioni i saj është edhe aktrimi.

Biondia Altea Noka është studente për drejtësi, mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018” . Përveç modelingut, Altea ëshë notare, për tetë vjet është marrë me not në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit

LEXO EDHE:  Foto/ Sa shumë kanë ndryshuar yjet e Hollivudit përgjatë viteve

LEXO EDHE:  Pas një viti të suksesshëm, Dua Lipa e nis 2018-ën me pushime ekzotike

Të hënën, në date 2 shtator, “Fiks Fare” ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10 në një rikthim me plot investigime dhe çështje të forta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Basha flet vetëm për “vaki”/ Se për qeverinë…

LEXO EDHE:  Daniel Craig ka marrë pushimet

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: