LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy burra ishin shtrirë në tokë, ndërsa vajza i godiste me sëpatë”/ Palasa për pak “u mbyt” në gjak dy ditë më parë

8 Gusht 2017, 17:34, Aktualitet CNA

Një turist, i cili kishte shkuar me pushime në Palasë të Vlorës, ka treguar në rrjetet sociale një ngjarje, ku rrëfehet se si për pak ky vend mund të mbulohej nga gjaku datën e 6 gushtit.

Ai shkruan se si për punë minutash një burrë dhe një grua filluan të sulmonin personin që kujdesej për parkingun aty pranë.

Më pas, situata filloi të bëhej shqetësuese, kur filluan të mblidheshin edhe familjarë të tjerë të njerëzve që ishin përfshirë në sherr.

Postimi i plotë:

Kuponi Tatimor: Palas!

Besoj të gjithë e keni parë Palasin nga lart dhe mbase keni patur mundësi të zbrisni edhe poshtë për ta shijuar atë. Unë mbaj mend kur shkoja bashkë me familjen në këmbë kur nuk mund të kalonte ende as një makinë 4×4. Në atë periudhë kemi qenë ne dhe 4-5 persona të tjerë në plazh jo më shumë.

Kësaj radhë të rritur ishim ne ata që sillnim fëmijët tanë, vendi ishte mbushur plot me pushues, përveç faktit se ishin vetëm dy ?Bar/kafe? ? i thënçin një në krah të majtë dhe një në krah të djathtë nuk kishte asnjë lloj infrastrukture tjetër që mund të justifikonte sado pak udhëtimin me fëmijë të vegjël aty.

Nuk mund të quhej më ?plazh i virgjër? apo ?sa më pranë natyrës? pasi çdo gjë ishte kaos dhe nuk kishte asnjë lloj kushti elementar, apo rregullsi, ishte thjesht një babiloni!

Sapo zbritëm, na doli para një zotëri ku na drejtoi për te ?parkimi i tij? dhe na kërkoi me mirësjellje të zgjidhnim një nga tendat e tij, ? ?atje te flamujt? ? tha. Nga theksi dukej që ishte nga veriu dhe na bëri përshtypje çne një nga veriu të ketë ngritur tenda në Palas.

U rehatuam aty te veriori ? i them veriori se nuk ja mësuam emrin thjeshtë nga dialekti (nuk jemi paragjykues në asnjë formë/lloj të fjalës ?paragjykim?) dhe me vrap nxorëm fëmijët në det. Pas 30 min ?baronët? e tendave ngjitur me kufirin e zotërisë siç duket burrë e grua ju vunë nga pas veriorit me ulërima e britma, mbase për punë klientësh?! Burrat filluan të shtyjnë njëri-tjetrin, pastaj duke u gjuajtur me grushta. Kishte edhe veriori grua dhe vajzë por nuk u përzien dhe nuk po ulërinin si ?baronia? bionde. Më bëri përshtypje sjellja e asaj gruaje bionde ndaj mendova ti ve nofkën ?barone? që e ndërsente të shoqin si të ishte menaxherja e ndonjë qeni që lufton në ring.

Situata filloi të degradonte me shpejtësi, pas pak vjen me vrap djali i rritur i veriorit në ndihmë të të jahtit (rreth 37 vjeç). ?Baronia? kishte edhe fëmijët pranë. Një vajzë rreth 17-18 vjeç me flokë ngjyrë mjalti vrapon tek ?bar/kafeja? i thënçin rikthehet me vrap në vendngjarje me një sopat në dorë të cilën e mori nga banaku i kafesë, sikur të mos mjaftonin këta na kishin edhe një djalë rreth 16-17 vjeç i gjatë i dobët, që hidhet me një thikë të gjatë në sulm.

Veriori ishte shtrirë në tokë me gjithë të birin dhe vajza kamikaze me floke ngjyrë mjalti i bie me sopatë në kurriz!/CityNews

Lajmet e fundit nga