Aktualitet
Andi Bejtja shënjestron Ramën/Stop! E patë ç’i kërkuan durrsakët, lërini shqiptarët të …
Analisti Andi Bejtja ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën e krijuar në vend.
Teksa vëmendja është përqendruar ditët e fundit te largimet masive nga vendi, analisti Bejtja sjell në kujtesë kërkesat e durrsakëve ndaj Ramës.
Sipas tij, në shekullin e 21 qytetarët i kërkuan kryeministrit ujë të pijshëm dhe kanalizime.
Më tej, ai bën thirrje të mbyllen njëherë e mirë debatet folklorike për tradhtarët apo patriotët që ikin apo vijnë në atdheun tonë, pasi qyteti i dytë më i madh në vend kërkon ujë dhe kanalizime.
“A e pate cfar i kerkuan durrsaket kryeministrit ne shekullin e 21 ; uje te pijshem dhe kanalizime. Mendoj se duhet t’i mbyllim njehere e mire debatet folklorike per tradhtaret apo patriotet qe ikin apo vine ne atdheun tone. Stop! Qyteti i dyte me i madh ne vend kerkon uje dhe kanalizime. Ne keto kushte cdo shqiptar qe arrin t’i krijoje kushte normale familjes dhe vetes vet ne cdo cep te botes, eshte patriot i vertete”, shkruan Bejtja./CityNews
1 Koment