LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 biseda mes çifteve që do t’iu shkrijnë së qeshuri

8 Gusht 2017, 21:00, Aktualitet CNA

Të mundohesh të bësh për vete dikë nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë një bisedë e thjeshtë mund të përcaktojë të ardhmen tënde me njeriun që doni, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm për të treguar zgjuarsinë tuaj.

Ditën e sotme Bright Side ka sjellë disa biseda midis të rinjve të cilat janë shumë për të qeshur.

Biseda 1
Djali: Prindërit e tu janë shkencëtarë?
Vajza: Asnjëherë nuk kam dëgjuar shkencë në shtëpinë time. Pse pyet?
Djali: Ti dukesh si një eksperiment i suksesshëm.

Biseda 2
Vajza: Prit një minutë. Ti je duke flirtuar me mua?
Djali: Po, bëhen gati dy vjet. Faleminderit që e vure re.

Biseda 3
Vajza: Pse nuk më dhuron lule?
Djali: Unë ty të jap të gjithë lulet e botës. Dil jashtë dhe merru erë.

Biseda 4
Djali: Nuk të kam kthyer përgjigjje për kaq shumë kohë në mënyrë që të të merrte malli për mua.
Vajza: Jam e martuar dhe kam dy fëmijë.

Biseda 5
Vajza: Kështu që ti je duke pritur që të gjesh dashurinë e vërtetë?
Djali: Po
Vajza: E çfarë ke bërë deri më tani për ta gjetur?
Djali: Kam qëndruar online.

Biseda 6
Djali: Do të dalim bashkë për të pirë një kafe?
Vajza: Jo
Djali: Po nëse të gjithë vdesin dhe unë të jem mashkulli i vetëm në botë?
Vajza: Jo
Djali: Pse?
Vajza: Sepse do të isha e vdekur.

Biseda 7
Djali: Ckemi?
Vajza: Kush je ti?
Djali: Aleks
Vajza: Si e gjete numrin tim?
Djali: E pashë në ëndërr./CityNews

Lajmet e fundit nga