Connect with Us

Tetë liqenet që duhen vizituar me patjetër/ Ndër to edhe Ohri (Foto)

Aktualitet

Tetë liqenet që duhen vizituar me patjetër/ Ndër to edhe Ohri (Foto)

Publikuar

-

Planifikimi i pushimeve në Europë nuk është një sipërmarrje aspak e lehtë.

Me kaq shumë destinacione që ofron ky kontinent zgjedhja nuk është aspak e lehtë, megjithatë ai plotëson dëshirat si të atyre që janë në kërkim të zbulimit të kulturave dhe të historive të shteteve te ndryshme, ashtu edhe të atyre që thjesht duan të relaksohen, duke zgjedhur një arratisje pranë bregdetit, një nga plazhet apo liqenet më të fashme dhe më të vizituara në këto ditë të nxehta vere.

Më poshtë do të njiheni me 8 prej liqeneve më të vizituara në Europë sipas Trip Advisor, ku mjedisi qetësues, romatik dhe pamjet e mrekullueshme që do të zbuloni, jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni por të hidhni pas stresin e akumuluar gjatë ditëve lodhëse të punës.

Liqeni Bled, Slloveni

Sllovenia është shtëpia e shumë vendeve të mrekullueshme të fshehura të Europës, një prej të cilëve është edhe liqeni Bled, edhe pse sekreti i bukurisë së tij sa vjen e po zbulohet gjithnjë e më shumë nga vizitorët . Me një kishë që duket sikur është nxjerrë nga përrallat, e cila qëndron në mes të ishullit Bled, e rrethuar nga ujërat blu të liqenit me të njetin emër, pamja që i ofrohet cdo vizitori në këtë zonë është thjesht magjike. Ky liqeni ndodhet vetëm 35.4 km larg Aeroportit të Lubjanës, prandaj kushdo që ka si destinacion Slloveninë nuk mund të lërë kurrësesi pa parë edhe këtë mrekulli natyrore.

Liqeni i Ohrit, në Maqedoni dhe në Shqipëri

Imagjinoni të shijoni kafen tuaj të mëngjesit në tarracën e një vile me pamje mahnitëse nga liqeni i Ohrit, a nuk do të ishte idealja për të gjithë ata që janë në kërkim të qertësisë? Që nga viti 1979, Liqeni i Ohrit konsiderohet si një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Ai është një ndër liqenet më të vizituara nga turistët që duan pushime të qeta si për banorët e Maqedonisë ashtu edhe ata të Shqipërisë, dy prej vendeve që preken nga ky liqen, por edhe për një numër të lartë vizitorësh nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Liqenet e Plitvicës, Kroaci

Kroacia u bë pjesë e BE-së në 2013, dhe adhuruesit e përjetshëm të këtij vendi të mrekullueshëm filluan t’i druhen faktit se ai mund të dëmtohet si pasojë e prurjeve të shumta të turistëve.

Megjithatë, në sajë të rregullave të Parkut Kombëtar, liqenet mahnitëse të Plitvicës ruhen me fanatizëm për t’u mbrojtur nga turistët e etur për të parë pamjet mahnitëse që ajo ofron.

Liqeni i Sainte-Croix, Francë

LEXO EDHE:  Foto/ Ku po i kalojnë pushimet VIP-at shqiptarë?

Ky është një prej liqeneve të ndërtuara nga dora e njeriut, në vitin 1970 kur u ndërtua edhe diga me të njetin emër, Sainte-Croix. Edhe pse i krijuar nga dora e njeriut, ky liqen mund të konkurroje bindshëm me ata të krijuar nga natyra dhe pamja që të fal ai është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Në këtë destinacion ju mund të zhvilloni edhe sporte të ndryshme ujore si noti, apo shëtitjet e ndryshme me kajak. Ndërsa liqene të tjera franceze pothuajse janë pushtuar nga numri i turistëve, në liqenin Sainte-Croix ju mund të gjeni qetësinë që kërkoni sidomos në fillim të muajit shtator.

Liqeni Hévíz, Hungari

Nuk jeni ende të bindur se ujërat e liqeneve europiane nuk janë aq sa duhet të ngrohta për të notuar? Liqeni Hévíz në Hungari, mund t’jua ndryshojë këtë mendim.

Ky liqen me ujëra termalë ka një sipërfaqe prej vetëm 12 hektarësh dhe konsiderohet si një “kuriozitet gjeologjik” në sajë të ujërave të tij të cilat qëndrojnë të ngrohta në 38.5 gradë celsius gjatë gjithë vitit.

Liqeni Costance, Gjermania, Zvicra, Austria

Nuk do të ishte aspak e drejtë që në këtë listë të tetë prej liqeneve më të vizituara dhe më të bukura të Europës, të mos ishte pjesë edhe një prej liqeneve të Zvicrës dhe Austrisë, dy vende pa dalje në det dhe që kanë ndërmarrë hapa shumë të mëdhenj për të maksimizuar potencialin e liqeneve të tyre me ujëra të ëmbla. Duke qenë se Liqeni Constance shtrihet përgjatë kufijve të të dy vendeve, vendi më i mirë për të pushuar dhe për të pasur një pamje mbresëlënëse mund të jetë në Konstanz të Gjermanisë Jugore. Me Alpet që rrethojnë të gjitha anët, është e vështirë të ulesh në brigjet e Liqenit të Konstancës dhe të mos mahnitësh nga pamja që të ofrohet.

Loch Awe, Skoci

Le të hidhemi në një pjesë tjetër të Europës, në ishujt britanikë, ekzaktësisht në një prej liqeneve më të mrekullueshme, Loch Awe, në Skoci. Ky është një prej destinacioneve më të vizituara dhe një prej konkurrentëve më të fortë të kësaj liste. Në qendër të këtij liqeni ka disa kështjella të vogla të cilat janë të rrethuara anë e mbanë më kodra dhe dhe kështjella të tjera shekullore. Madje nëse shkoni dhe e vizitoni këtë vend ju mund të keni kënaqësinë që të akomodoheni pikërisht në njërën prej tyre./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Publikuar

-

Nga

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

11 vite më parë u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij ish-deputeti i ndjerë i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.

Gazetari Elton Qyno tha mbrëmjen e sotme se vrasja e tij thuajse është zbardhur, madje zbuloi edhe motivin e ekzekutimit.

Qyno tha se autori është në Roskovec dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për punë morali, por këto deklarata janë përballur me kundërshtinë e deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

Qefalia debatoi ashpër me gazetarin, pasi pretendon se këto janë thashetheme të pabazuara.

Debati i plotë në studion e “Repolitix”:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.



Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

LEXO EDHE:  Foto/ Liqenet që mund të vrasin

LEXO EDHE:  Foto/ Liqenet që mund të vrasin

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative.

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar.

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  Mediat greke nxjerrin zbuluar Ramën/ Ja ku po i kalon pushimet kryeministri shqiptar

LEXO EDHE:  Si ta përballoni depresionin pas pushimeve, dhe t’i riktheheni jetës së përditshme

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Publikuar

-

Nga

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje Kievit që t’i hetojë të gjitha krimet kundër gazetarëve.

Ukraina shënoi të mërkurën 20-vjetorin e ditës kur gazetari i shquar, Heorhiy Gongadze, është zhdukur dhe më vonë është gjetur i vdekur.

“Sot, ne përkujtojmë Heorhiy Gongadzen, një gazetar i guximshëm, i cili është vrarë në kërkim të së vërtetës. Asnjë anëtar i shtypit nuk duhet të kërcënohet, sulmohet ose arrestohet për punën e tij ose të saj. Krimet ndaj gazetarëve duhet të hetohen plotësisht dhe menjëherë, në mënyrë që kryesit e tyre të mbahen përgjegjës. Mediat e pavarura janë një pjesë e rëndësishme e demokracive të suksesshme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Ukrainë.

Gongadze, i cili ka ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë politik, është rrëmbyer më 16 shtator të vitit 2000.

Trupi i tij i prerë është gjetur më vonë në një pyll, jashtë kryeqytetit ukrainas.

LEXO EDHE:  Sofia Richie dhe Scott Disick “çmendin” Meksikën

LEXO EDHE:  Foto/ Ku po i kalojnë pushimet VIP-at shqiptarë?

Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, është akuzuar për përfshirje në vrasje, bazuar në disa audio-regjistrime të bëra fshehurazi në zyrën e tij.



Prokurorët e kanë akuzuar Kuchmën në vitin 2011, por një gjykatë më vonë i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij.

Në vitin 2008, tre ish-oficerë policorë janë dënuar me burgime të gjata për vrasjen e Gongadzes.

Pastaj, në vitin 2012, ish-zyrtari i lartë i policisë, gjenerali Oleksiy Pukach, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gongadzes.

Hetuesit kanë thënë atëbotë se ish-ministri i Brendshëm, Yuriy Kravchenko – i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij afër Kievit, më 2005, dhe vdekja e të cilit është cilësuar si vetëvrasje – ka urdhëruar vrasjen e Gongadzes.

Familjarët e Gongadzes, megjithatë, kanë thënë se besojnë se autorët e vërtetë të krimit nuk janë identifikuar ende./rel

LEXO TE PLOTE