LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e zjarreve, Kodheli: Kosto për MM, ja sa para janë shpenzuar deri më tani

7 Gusht 2017, 08:30, Aktualitet CNA

Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditëve të fundit janë bërë shkak për disa zjarre në disa qytete të Shqipërisë.

Lidhur me situatën e zjarreve në vend Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka dalë në një konferencë për shtyp ku dhe ka bërë një përmbledhje të situatës. Ajo u shpreh se në 1 muaj FA kanë bërë 102 shërbime dhe janë bërë 143 orë fluturime.

Në fjalën e saj, Kodheli ka falenderuar të gjithë ushtarakët, si dhe ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që të ndihmojë FA por edhe të mos bëhen shkak, pasi në rreth 90% të rasteve zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Kodheli deklaroi se deri më sot operacione të tilla i kanë kushtuar Ministrisë së Mbrojtjes 30 mln lekë të reja.

?MM deri më sot operacionet i kanë kushtuar mbi 30 mln lekë të reja, janë të gjithë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Janë pasuritë tona?, u shpreh Kodheli./CityNews

Lajmet e fundit nga