LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në PDIU/I kërkohet dorëheqja Shpëtim Idrizit: Përgjegjësia e jotja, analizo defektet

7 Gusht 2017, 09:58, Aktualitet CNA

Deputeti i zgjedhur i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Aqif Rakipi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe situatën në të cilën ndodhet sot PDIU.

Aqif Rakipi në një intervistë për të përditshmen Panorama, ka folur hapur për përgjegjësitë rreth rezultatit në PDIU.

Përsa i përket përgjegjësisë së mosmarrjes së mandatit të Shpëtim Idrizit, deputeti në fjalë ia delegon vetë kryetarit të PDIU.

Sipas Aqifit përgjegjësia nuk është tek njerëzit, por tek ata që kërkojnë votën, pasi votuesit kërkojnë besim dhe marrëdhënie njerëzore direkte.

?Për moshyrjen e Shpëtim Idrizit në Parlament, nuk bëj përgjegjës njerëzit se sa vetë kryetarin. Kryetari arsyet e humbjes duhet t?i kërkojë te vetja. Në fushatë po nuk dole t?i takosh njerëzit kudo që të jenë, po nuk shkove t?i respektosh në komunitetet e tyre, në shtëpi, në biznese, njerëzit nuk të mbështesin, sepse ata nuk të shohin më si kryetar partie, por të vlerësojnë nga marrëdhënia njerëzore direkte që ti krijon. Nuk ka më bastione, sidomos me partitë e vogla. Pse nuk na ka votuar komuniteti çam në Tiranë? Ne këtë duhet të analizojmë. Si politikan Shpëtim Idrizin, unë do ta klasifikoja si 10 më të mirët e Parlamentit.  Është pak dembel dhe kjo na ka dëmtuar pak. Kështu nuk ecet më tutje. Kryetari duhet të jetë më i drejtpërdrejtë, më i komunikueshëm me njerëzit. Do të diskutojmë brenda partisë se si do të zgjidhet ky ngërç. Për shkak të rezultatit, edhe kryetari mund të japë dorëheqje?, tha ndër të tjera Rakipi.

Gjithashtu Aqif Rakipi falenderoi, Shpëtim Idrizin, kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm për të gjithë punën e bërë për çështjen çame.

?Shpëtim Idrizi ka bërë shumë për çështjen çame. Por edhe Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, i falenderoj për këtë./CityNews

Lajmet e fundit nga