LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katastrofa e PD në Korçë dhe Maliq/Ja shifrat zyrtare

7 Gusht 2017, 08:52, Aktualitet CNA

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të qershorit 2017, PS siguroi mazhorancën e vetme, duke siguruar një fitore bindëse në shumicën e vendit.

Por le të lexojmë dhe të shohim më poshtë shifrat zyrtare, pas publikimit të tyre nga KQZ dhe le të bëjmë një analizë të thjeshtë së cila është rrudhja që ka pësuar Partia Demokratike.

Në vitin 2013, Partia Demokratike dhe aleatët e saj në degën e Korçës , e cila përbëhej nga dega Korçë dhe Maliq ka marrë rreth 30 mijë vota, PD e vetme ka marrë rreth 26 mijë.

Referojuni linkut:

Në vitin 2017, nuk kemi më një, por dy degë të Partisë Demokratike, pra rezultati i vitit 2017, për t?u krahasuar me atë të 2013 duhet të mbledhë degën e Korçës dhe atë të Maliqit.  Në vitin 2013 ato kanë qenë bashkë.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në degën e re të Korçës, PD dhe aleatët e saj kanë 14 mijë e 248 vota, ose 31.6%, nga rreth 46 mijë qytetarë që kanë votuar.

Për këtë mund t?i referoheni linkun të mëposhtëm:

Në Maliq PD dhe aleatët e saj kanë 7 mijë 442 vota ose 31.3% nga 24 mijë e 200 qytetarë që kanë votuar.

Referojuni linkut të mëposhtëm:

Një llogari e thjeshtë aritmetike, duke mbledhur votat e dy bashkive për të bërë krahasimin, rezulton se PD dhe aleatët në vitin 2017 kanë 22 mijë e 700 vota, rreth 30 mijë në 2013, pra gati 7.300 vota më pak dhe koalicioni i vitit 2017 ka rreth 3 mijë vota më pak se Partia Demokratike e vetme në vitin 2013.

Shifrat tregojnë se PD ka një rënie me afërsisht 38% në Korçë nga viti 2013. E kush janë përgjegjësit, kjo tashmë dihet, Lulzim Basha dhe paaftësia e tij për të bëre opozitë, kreu i PD së Korçës Andrea Mano, lista e deputetëve që mbuluan degët, si Valentina Duka dhe Ervin Salianji./CityNews

Lajmet e fundit nga