LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja çfarë nuk dini për trurin tuaj!

7 Gusht 2017, 20:30, Aktualitet CNA

Truri i njeriut është ndoshta organi më misterioz në trupin tonë. Shkencëtarët vazhdimisht mësojnë fakte të reja për punën e tij, por duket se në këtë organ ende fshihen shumë sekrete.

Pagjumësia kronike sjell humbje të kujtesës

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley kanë gjetur prova bindëse se mungesa e gjumit mund të përkeqësojë kujtesën dhe të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit. Gjatë një gjumi të plotë gjatë natës, përbërësit toksikë të rrezikshëm për trurin tonë largohen. Nëse një person nuk fle gjumë të mjaftueshëm, kjo ndikon në shkatërrimin e qelizave të trurit.

Stresi shkatërron qelizat nervore

Rënia e kujtesës, mungesa e aftësisë për të mësuar, humbja e vetëkontrollit – janë pasojat që sjell stresi kronik. Përveç kësaj, ai kontribuon që rritjen e ndjenjës së ankthit, acarim dhe tension.

 

Truri është delikat ndaj dehidratimit

Truri ynë është pothuajse 80% ujë. Prandaj, edhe një humbje e moderuar e lëngjeve (rreth 2%) redukton përqëndrimin dhe vigjilencën si dhe çon në përkeqësimin e kujtesës afatshkurtër dhe aftësive të tjera njohëse.

Shatzania ndryshon strukturën e trurit

Shkencëtarët kanë provuar se shtatzënia zvogëlon sasinë e lëndës gri në zonat e trurit përgjegjëse për njohjen shoqërore dhe aftësinë për të kuptuar njerëzit e tjerë. E gjithë kjo është e nevojshme për të forcuar lidhjen e nënës dhe fëmijës, për të ndihmuar një grua të kuptojë nevojat e fëmijës së saj dhe të vërejë rreziqet e mundshme të jashtme.

Fruktoza ngadalëson të mësuarit

Teprica e fruktozës në dietë ngadalëson trurin dhe ul aftësinë e tij për të mësuar, për të kujtuar informacionin dhe për t’u përqendruar. Kjo ndodh për shkak se sheqeri i tepërt shkatërron lidhjet nervore në tru.

Shkencëtarët theksojnë se sheqeri i prodhuar industrialisht është shumë më i dëmshëm. Megjithatë, produktet që përmbajnë acide yndyrore omega-3 (peshku, arrat, dhe vaji i peshkut) heqin pasojat e çrregullimit.

Piktura përmirëson funksionimin e trurit
Një studim ka treguar se piktura dhe meditimi i veprave të artit përmirësojnë ndërveprimin midis zonave të trurit duke ngadalësuar plakjen e tij. Shkencëtarët kanë studiuar ndikimin e artit tek njerëzit e moshës 62-70 vjeç. Gjysma e tyre morën një kurs në historinë e artit dhe gjysma tjetër mori një kurs në pikturë. Klasa e pikturës dha një rezultat më të fortë se historia e artit.

Leximi është ushqimi më i mirë për trurin tuaj

Shkencëtarët e Oksfordit kanë provuar se procesi i leximit ndikon në aftësitë njohëse të trurit. Ajo gjithashtu aktivizon zona që nuk përdoren në kohë të tjera. Gjatë leximit, gjaku hyn në zonat e trurit përgjegjës për përqendrimin dhe njohjen. Vlen të përmendet se ky efekt nuk ndodh kur njerëzit shohin televizor ose të luajnë lojëra kompjuterike./CityNews

Lajmet e fundit nga