LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ngriti flamurin në Devoll/Ja e vërteta që hedh poshtë fitoren e PD

7 Gusht 2017, 09:15, Aktualitet CNA

Një nga degët kur Partia Demokratike raportoi fitore të thellë është bashkia e Devollit, ku demokratët deklarojnë se kanë fituar me mbi 2.500 vota.

Por le të shohim shifrat zyrtare sipas KQZ dhe të analizojmë sa e vërtetë është kjo fitore.

Në vitin 2013 PD dhe aleatët në Devoll kanë rreth 9 mijë e 500 vota, të vetëm, demokratët kanë 8.212, ku kanë votuar 20 mijë e 260 zgjedhës.

Për më shumë referojuni linkut zyrtar të KQZ.

Në vitin 2017, Në Devoll, PD dhe aleatët kanë marrë 8.300 vota, rreth 1.200 vota më pak se në vitin 2013.

Janë vetëm 100 vota më shumë se koalicioni i katër viteve të shkuara.

Shifrat tregojnë për një ulje të PS në Devoll, e cila e vetme ka 5.700 vota nga 8.100 në vitin 2013.

Në 2017, PDIU ka dyfishimin e votave dhe LSI një rritje me rreth 20%.

Linku jep shifrat zyrtare të 2017, duke nxjerrë zbuluar PD dhe propagandën e strukturave të saj për një fitore të thellë në Devoll.

Në rast se do të mblidhnim votat e koalicionit të majtë, megjithëse PS e vetme ka rënë rreth 2.400 vota, PS+LSI+PDIU kanë rreth 8.788 vota, pra rreth 400 vota më shumë se PD në vitin 2017.

Pra koalicioni qeverisës në Devoll ka fituar përballë PD dhe aleatëve të saj.

Shifrat që i keni në materialet zyrtare të publikuar nga KQZ, tregojnë se PD edhe në Devoll ku ka shpallur fitore ka rreth 1.200 më pak si koalicion nga viti 2013 dhe koalicioni qeveritar në krahasim me shifrat e 25 qershorit dhe katër vite më parë, megjithëse socialistët kanë një rënie, kryeson me të paktën 400 vota, ndërkohë që diferenca në 2013 ishte vetëm 190 vota.

Fitorja e Devollit, duke krahasuar shifrat tregon se edhe aty ku PD kryeson, në rast se do të mblidhen dhe analizohen rezultatet në mënyrë të vërtetë, rezulton se opozita është në disfavor dhe rezultatet janë më keq se në vitin 2013./CityNews

Lajmet e fundit nga