LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

6 biseda mes prindërve dhe fëmijëve të tyre që do t’iu shkrijnë së qeshuri

7 Gusht 2017, 17:44, Aktualitet CNA

 

Është e mrekullueshme kur prindërit tuaj e shprehin se sa shumë kujdesen për fëmijët, jo vetëm duke iu dhënë këshilla. Prindërit ndonjëherë mund të bëjnë shumë humor sidomos në mënyrat e çuditshme që zgjedhin të kujdesen për fëmijët e tyre.

Biseda 1
Mami: Jam në një mbledhje. Më telefonove?
Vajza: Mund ta lë lavatriçen që t?i lajë rrobat vetë dhe unë të dal jashtë me shoqet?
Mami: Nuk do të ta rekomandoja se lavatriçja mund të ndihet e vetmuar kur të ikësh ti.

Biseda 2
Babai: E gjeta se si të kursejmë para gjatë udhëtimit tonë.
Djali: E si mund të bëhet kjo?
Babai: Nuk do të të marrim ty me vete.

Biseda 3
Djali: Mami, a jam i adoptuar unë?
Mami: Mendon se do të të zgjidhnim ty vullnetarisht?

Biseda 4
Djali: Babi, gëzuar 25 vjetorin e martesës! Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ty dhe mamin. Shpresoj që një ditë të kem një marrdhënie siç e keni ju të dy.
Babai: Oh dreq. Sot është përvjetori?  Faleminderit bir që më the.

Biseda 5
Mami: Gëzuar ditën e testit!
Djali: Po unë nuk kam test sot!
Mami: Gjithsesi, ti gjithmonë dukesh se do të testosh durimin tim.

Biseda 6
Mami: Paç fat në takimin tënd të parë, bir!
Djali: Vetëm dështakët kanë nevojë për fat.
Mami: Paç fat, shpirt!/CityNews

 

 

 

Lajmet e fundit nga