LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA fut në burg shqiptarin e urryer/ Për çfarë akuzohet ai?

6 Gusht 2017, 14:35, Aktualitet CNA

Biznesmeni shqiptar, Martin Shkreli është shpallur fajtor nga Gjykata në Bruklin të New Yorkut. Ai akuzohet për mashtrim me letra me vlerë, si edhe bëri shumë bujë për rritjen e madhe të çmimit të një ilaçi shumë të kërkuar.

?Juria që shqyrtoi çështjen Martin Shkreli, vendosi se ai është fajtor për mashtrim të letrave me vlerë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare si dhe kur ishte shef ekzekutiv i firmës Retrophin?,  tha prokurorja në detyrë e New York-ut.

Nga ana tjetër, Shkreli u shpall i pafajshëm për 5 akuza të tjera, nga 8 gjithsej. Sipas avokatit të tij, kjo ishte një çështje gjyqësore shumë e vështirë për shkak edhe të opinionit për Shkrelin.

Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte manipuluar paratë në fondet e investimeve Elea Capital, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare./CityNews

Lajmet e fundit nga