Connect with Us

Sa orë gjumë duhet të bëni në ditë?

Kuriozitete

Sa orë gjumë duhet të bëni në ditë?

Publikuar

-

Shtatë deri në nëntë orë në ditë është standarti i orëve të gjumit të këshilluara por ky standart nuk mund të aplikohet tëk të gjithë njerëzit njësoj.

Si çdo gjë tjetër gjumi varion nga një individ tëk tjetri.

Juve mund t’ju duhen vetëm disa orë gjumë cdo natë ose ju mund të jeni gjumashë dhe keni nevojë për më shumë se 11 orë gjumë.

Kërkimi i ekspertit gjerman të gjumit Till Roenneberg, ka treguar se vërtët mesatarisht njërëzve të rritur mund t’ju duhen shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë por ju duhet të merrni parasysh dhe këta faktorë të tjerë:

Ora juaj trupore

Gjithmonë duhet të jenui vigjilentë dhe të njihni orën tuaj trupore.

Disa njërëz e kanë më të lehtë të zgjohen nga gjumi herët në mëngjes e të tjerë e kanë më të vështirë.

Nëse ju ndjeni lodhje përgjatë ditës apo ndiheni të përjgumur kjo mund të ndodhë për shkak se ora juaj trupore nuk është ne sinkron me zakonet tuaja të gjumit.

 

Mosha

Mesatarisht 7 deri në 9 orë gjumë në ditë është standarti që ekspertët kanë vendosur për të rriturit. Pork y standart ndryshon nga të rriturit tek fëmijët.

Kështu për shembull fëmijët e porsalindur kanë nevojë për 14 deri në 17 orë gjumë në ditë.

LEXO EDHE:  Ushqyerja tek bebet/ Për sa kripë ka nevojë një foshnje?

Gjithashtu adoleshentët deri në 17 vjeç kanë nevojë për të paktën 8 orë gjumë.

Ndërsa njërëzit mbi 65 vjeç kanë nevojë për shumë më pak orë gjumë, duke u mjaftuar me 5 deri në 6 orë gjumë në ditë.

 

Drita

Mund t’ju duket sikur drita nuk ndikon fare mbi gjumin tuaj por në fakt ekspozimi ndaj dritës gjatë gjumit mund të diktojë gjendjen tuaj gjatë ditës.

Drita e mëngjesit çon sinjale në trupin tonë për t’u zgjuar dhe për të lëvizur.

E njëjta gjë ndodh dhe gjatë natës, errësira stimulon hormonet të cilat na ndihmojnë të qetësohemi dhe të na zërë gjumi.

Nëse keni vështirësi të zgjoheni herët në mëngjes, ju duhet të reduktoni ekspozimin ndaj dritës përgjatë natës.

 

Preferencat personale

Sipas ekspertëve çdo njeri duhet të eksplorojë ato faktorë të cilët funksionojnë më mirë për çdo individ në mënyrë që të flini më shëndetshëm.

Ju mund ta zbuloni këtë duke provuar të flini e të zgjoheni nga gjumi pa u ndikuar prej stimuluesve të tjerë.

Aktiviteti fizik dhe drita e diellit ndihmojnë gjtihnjë kur bëhet fjalë për problemet me gjumin./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Historia e vërtetë e Spartakut, gladiatorit që drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në histori

Publikuar

-

Spartaku drejtoi jo vetëm një revoltë të madhe të skllevërve, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz në shekullin I Para Krishtit, por ai e mposhti vazhdimisht Romën në beteja. Por ende sot motivimet e tij, janë subjekt i debateve midis historianëve. A ishte ai një hero rebel – siç e cilëson legjenda urbane- një grabitës i shkujdesur, apo që të dyja bashkë?

Gjithçka që dime mbi Spartakun, na vjen nga burime të dorës së dytë apo edhe të dorës së tretë, nga historianë të lashtë që kanë lindur disa dekada pas vdekjes së tij në vitin 71 Para Krishtit. Dhe që nga kohërat e lashta, ai është mitizuar gati nga të gjithë. Po kush ishte në fakt Spartaku?

Para se udhëheqësi rebel të drejtonte njerëzit e tij anëmbanë Italisë, dhe të shkatërronte pa mëshirë legjionet romake, ai ishte thjeshte një djalë si gjithë të tjerët. 

Sipas historianëve antikë, Spartaku lindi në Thrakë, rajon që shtrihet sot në një pjesë të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas Luftës së Tretë të Maqedonisë në shekullin II Para Krishtit, shumë thrakë u dërguan më dhunë në Itali, ku u shitën si skllevër. Mes tyre ishte edhe Spartaku.

Sipas historianit grek Apiani nga Aleksandria, që jetoi në shekullin II Pas Krishtit, Spartaku ishte në fillim një ushtar romak, por u burgosur dhe u shit tek një fisnik që zotëronte një arenë gladiatorsh në Kapua, një qytezë afër qytetit të Napolit. Në vitin 75 Pas Krishtit, gati 150 vjet pas vdekjes së Spartakut, historiani romak Plutarku shkroi se Spartaku rezistoi shumë kohë përpara rebelimit të tij si skllav. 

Ai rrëfen se kur u dërgua për herë të parë në Romë për t’u shitur, një gjarpër iu mbështoll rreth kokës kur Spartaku ishte në gjumë. Gruaja e tij, që vinte nga i njëjti fis, dhe ishte një profete, që njihte si zot Dionisin, tha se kjo shenjë do të thoshte që ai do të kishte një fuqi të madhe dhe të tmerrshme, që do ta çonte drejt një fundi tragjik.

Në Capua, Spartaku u detyrua të ndeshej si gladiator nën tutelën e Lentulus Batiatus. Në një moment ai vendosi të revoltohet. Sipas Plutarkut, rebelimi i skllevërve nisi me 78 njerëz që ishin të armatosur vetëm me disa thika kuzhine. Në vitin 73 Para Krishtit, ky grup gladiatorësh të fuqishëm, vendosi të rrezikojë gjithçka për të rifituar lirinë.

Pasi neutralizuan rojet, ata u arratisën. Fillimisht u ndeshën me një karvan udhëtarësh, të cilëve u grabitën armët që kishin me vete dhe arin. Më pas rebelët u nisën drejt shpateve të malit Vezuvit, duke plaçkitur fshatrat përreth, duke ndarë mallin me të tjerët, dhe duke mbledhur gjithnjë e shumë burra gjatë rrugës.

Në fillim Roma, nuk mendonte se një bandë skllevërish, të paraqesin ndonjë kërcënim serioz për të. Ata dërguan Gaius Glaberin që të merrej me këtë çështje. Duke e nënvlerësuar situatën, nuk i dhanë atij as një legjion të plotë ushtarësh. Glaber dhe 3.000 ushtarët e tij bllokuan rrugën e vetme prej nga ku Spartaku dhe njerëzit e tij, mund të largoheshin. 

Por rebelët përdorën degët e hardhive dhe të pemëve, ndërtuan shkallë dhe zbritën faqen shkëmbore, duke sulmuar romakët pas shpine. Pasi shpartalluan me shpejtësi ushtrinë e Glaberit, ata mposhtën shumë shpejt edhe legjionin e Publius Variniusit, me ushtrinë e tij prej 2.000 vetësh.

Këto fitore, bënë që rreth skllevërve, të mblidhen shumë njerëz. Shumë shpejt ushtria e Spartakut arriti në më shumë se 70.000 njerëz. Por Spartaku nuk ishte mendjekthjellët. I vetëdijshëm se nuk kishte asnjë shans të mposhtte të gjithë ushtrinë perandorake të Romës, ai hoqi dorë nga luftimet dhe synoi të rrikthehej në shtëpi. 

Ai dhe njerëzit e tij synuan të udhëtonin drejt veriut, të kapërcenin malet Apenine, të kalonin Alpet, dhe të ktheheshin në tokat e tyre të lindjes në Thrakë dhe Gali. Që të mbronte njerëzit, ai e ndau ushtrinë e tij në dy grupe. Gjysma e ushtrisë, e përbërë nga fiset gale dhe ato gjermanike, ndoqi ish-gladiatorin Kriksus, krahun e djathtë të Spartakut. 

Pjesa tjetër, kryesisht thrakas, ndoqën Spartakun. Megjithëse plani i tij ishte që të rikthehej sa më parë shtëpi, shumë nga burrat e tij kishin plane të ndryshme. Sipas Plutarkut, të mashtruar nga suksesi i tyre, ata vazhduan të shkatërrojnë Italinë. Ndaj senati romak, dërgoi gjeneralin Markus Krasusin që të shtypte rebelimin, duke i vënë në dispozicion 10 legjione.

Kur Spartaku dhe njerëzit e tij u mundën, 6.000 njerezit e tij u kryqëzuan gjatë rrugës që lidh Kapuan dhe Romën, si një leksion për të gjithë rebelët e mundshëm. Ai vetë mbijetoi dhe vazhdoi të udhëtonte drejt veriut. Më pas ndërroi mendje dhe u rikthye në jug drejt Siçilisë. Ai shpresonte të pushtonte ishullin, ku skllevërit ishin revoltuar 3 herë në 70 vitet e fundit. 

Ai planifikoi të shkonte në Siçili me një flotë me anije piratësh, por piratët e mashtruan. Ata morën paratë dhe u larguan para se rebelët të hipnin në anije. 

Spartaku u detyrua të stacionohej përkohësisht në gadishullin e Rhegiumit, në jug të Italisë, për të planifikuar veprimin e tij të radhës. Pas disa ditësh aty u ndesh me Krasusin, ku sllevërit pësuan një humbje të rëndë. Kjo humbje mbolli përçarje në radhët e rebelëve. Spartaku mendohej se gjeti vdekjen në betejën e fundit të rebelëve, edhe pse trupi i tij nuk u gjet kurrë.  

Disa historianë e shohin Spartakun si një rebel egoist, që i çoi njerëzit e tij drejt asgjesimit për shkak të egos së tij të tepruar, duke e shkatërruar ndërkohë Italinë e kohës. Të tjerët nuk bien dakord me këtë pikëpamje, dhe e shohin atë si një figurë frymëzuese që drejtoi mijëra njerëz të thjeshtë kundër Perandorisë Romake. Tek e fundit, Spartakus drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në Romën antike, revolta që kujtohet edhe sot e kësaj dite.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Keni flokë të yndyrshëm? Ja cili është “ilaçi” që ndihmon eliminimin e yndyrës

Publikuar

-

Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

LEXO EDHE:  Mediat Sociale janë duke dëmtuar gjumin tuaj

LEXO EDHE:  Kura për artritin duket se është në rrugë të mbarë

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë./ Burimi:intv

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Mos i përdorni më/ Zbuloni arsyet që zbutesit po ju “shkatërrojnë” buzët

Publikuar

-

Gjithmonë kur kemi buzë të thara ose të çara, përdorim zbutës duke menduar se do të jenë sërish të buta e pa kore si më parë. Por, me përdorim të shpeshtë, vëmë re se buzët nuk mund të mbijetojnë më vetë, pa nevojën e një zbutësi.

Por duket se e kemi pasur gabim. Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon. Të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë cimbitës.

Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: