Connect with Us

Pushimet, luks për shqiptarët/ INSTAT: Një familje, 8.100 lekë në vit

Aktualitet

Pushimet, luks për shqiptarët/ INSTAT: Një familje, 8.100 lekë në vit

Publikuar

-

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2015 familjet shqiptare shpenzuan 6.1 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë euro për pushime. Shifra është llogaritur nga anketa e buxhetit të familjeve dhe përfshin si shpenzimet për pushime brenda vendit, ashtu dhe ato për udhëtime jashtë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 750 mijë familje. Kjo, sipas INSTAT-it do të thotë që mesatarisht një familje shpenzon vetëm 8.100 lekë në vit për të pushuar.

Krahasuar me vendet e zhvilluara, shpenzimet e shqiptarëve për pushime janë gati të papërfillshme. Në Amerikë, një familje shpenzon mesatarisht 2.500 dollarë në vit për pushime, ndërsa në Britani familja mesatare shpenzon 1.800 dollarë për të pushuar.

Por pse në Shqipëri shifra rezulton deri në 30 herë më pak sesa në Perëndim? Arsyeja lidhet vetëm me një fakt: atë se për shumë familje shqiptare, pushimi është luks.

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Përse kjo dashuri e shqiptarëve ndaj Erdoganit?

INSTAT e llogarit shifrën mesatare që një familje shpenzon për pushime duke pjesëtuar shumën totale në rang kombëtar me numrin e familjeve. Fondi total prej 45 milionë eurosh shpenzohet vetëm nga një pjesë e familjeve, ato që kanë mundësi të kryejnë pushime, ndërkohë që një pjesë e madhe e familjeve nuk bëjnë pushime fare, për shkak se nuk mund t’i përballojnë ato./TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci

Publikuar

-

Nga

Adem Mikullovci

Aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci ka ndërruar jetë ditën e sotme, pak pas mesnate.

Lajmin e ka bërë të dituar deputeti Behgjet Pacolli.

“Sot, pas mesnate, miku dhe kolegu im Adem Mikullovci ndërroi jetë! E lehtë i qoftë Toka e Kosovës dhe Zoti e mëshiroftë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, shkroi Pacolli.

Adem Mikullovci lindi në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovën dhe bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës.

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968, ai u kthye në Prishtinë dhe filloi punën në teatër. Prej atij viti e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore.



Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie (nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia”Përgjuesi” etj.

LEXO EDHE:  I gjithë vendi në karantinë/ Ngjela del me deklaratën e papritur

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Përse kjo dashuri e shqiptarëve ndaj Erdoganit?

Në vitin 2017, në zgjedhjet e 11 Qershorit, ai u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hapja e aplikimeve për 350 vende në shkollën bazë të policisë/ Ja cilat janë fazat

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur fazat për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme

Policia e shtetit ka hapur në datën 10 korrik aplikimet për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme, në kuadër të procesit të nisur gjatë viteve të fundit, për të bërë pjesë të Policisë vajza dhe djem.

Kjo fazë u përmbyll në datë 10 gusht, me aplikimin e mbi 2100 vajzave dhe djemve nga të 12 qarqet e vendit.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimit, asaj të testimit me shkrim.

Nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.

Ndërsa paraditen e datës 16 shtator do të marrin pjesë në testim apikantët e Tiranës, duke filluar nga numri kodik 0001 deri në 0350, ndërsa pasdite pjesa tjetër e aplikantëve të qarkut Tiranë duke filluar nga numri kodik 0351 deri në 0458 dhe të gjithë aplikantët e qarkut Korçë.

Më datë 17 shtator paradite do marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Berat, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa pasdite të gjithë aplikantët e qarqeve Fier, Lezhë e Kukës.

Më datë 18 shtator paradite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Vlorë dhe Elbasan, ndërsa pasdite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Durrës e Dibër.

Aplikantët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, paraditen e çdo dite konkurrimi duhet të paraqiten sipas grafikut të konkurrimit, në orën 07:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ata të pasdites duhet të paraqiten në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.



Aplikantët duhet të kenë me vete fletën e regjistrimit të lëshuar nga DVP-ja ku ka aplikuar, kartën e identitetit, si dhe maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejohen të hyjnë në testim.

LEXO EDHE:  Itali/ 66 vjet burg për 11 shqiptarët e drogës, ja emrat (FOTO)

LEXO EDHE:  INSTAT/ Rritet numri i të rinjve të papunë

Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit, nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit.

Të dyja fazat e testimit gjatë tre ditëve do monitorohen me kamera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Pyetjet e testimit me shkrim do të prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe do të tërhiqen nga komisioni në orën 07:00 të mëngjesit dhe do jenë pyetje me karakter të formimit të përgjithshëm.

Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëve. Çelësi i përgjigjeve të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrësve.

Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

Renditja e pikëve do bëhet në bazë të qarqeve dhe të kuotave që kanë DVP-të.

Çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë, në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Publikuar

-

Nga

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Në Diten Ndërkombetare të Demokracisë, presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një thirrje të fortë qytetarëve shqiptarë, ku thekson se zgjidhja e problemeve nuk është largimi nga Atdheu.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa citon Abraham Lincoln, i cili e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”, Meta ngre pyetjen nëse regjimi I sotëm është “Demokracia” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?.

Po ashtu Meta thekson se zgjidhja është por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!

“Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri?

A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane?



A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

LEXO EDHE:  Arrestohen 8 këngëtare shqiptare dhe dy “shefat” e tyre në klub nate

LEXO EDHE:  INSTAT/ Rritet numri i të rinjve të papunë

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!”-shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE