Connect with Us

Pamje (+18)/ Trupi i të vdekurit del nga makina dhe…

Aktualitet

Pamje (+18)/ Trupi i të vdekurit del nga makina dhe…

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një familje është aksidentuar teksa udhëtonte me makinë dhe kjo e fundit ka rënë në lumë.

Mediat vendase kanë arritur të filmojnë të gjithë skenën kur forcat e policisë po nxirrnin mjetin nga uji.

Gjatë këtij momenti ndodh diçka e pakëndshme që tmerron banorët, të cilët ishin mbledhur aty pranë për të parë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca në vendngjarje

Teksa makina nxirrej nga uji, trupi i një mashkulli ka dalë nga makina dhe ka rënë në tokë. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Helmimi në Krujë/ Grida Duma: Hetimet të zbardhin të vërtetën, po luajnë me jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në qytetin e Krujës, ku qindra banorë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Duma, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook nxjerr, nga njëra anë,  kohën kur kryeministri Edi Rama inauguronte ujësjellësin e Krujës, dhe nga ana tjetër, dëshmitë e qytetarëve të helmuar nga spitali, të cilët thonë se ju dhemb barku nga uji.

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.



LEXO EDHE:  Përplasen automjetet/ Plagoset rëndë e reja

LEXO EDHE:  Makina përplas këmbësorin/ I plagosuri me urgjencë drejt spitalit

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë Thanë/ Si u zbulua nga skaneri

Publikuar

-

Nga

13 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Qafë Thanës.

Raportohet se paratë i janë gjetur shtetasit me inicialet I.C nga Rumania.

Ky person paratë i kishte në çantën e dore, konkretisht 13.350 EUR.

Njoftimi:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës



Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës/ Plagosen rëndë tre persona

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës/ Plagosen rëndë tre persona

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës:  www.dogana.gov.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Klodian Tomorri: Afera KESH-NOA u denoncua nga CNA.al, duhen hetime për këto kompani

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

CNA.al ka qenë media e parë që ka nxjerrë dokumenta ekskluzive, sa i takon aferës së KESH me NOA.

Një gjë të tillë e pohoi edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili në një intervistë për MCN deklaroi se KESH duhet të vihet nën hetim, ndërsa shtoi se për shkak të krizës energjitike në vend, minimumi që duhet bërë është hetimi i këtyre kompanive.



Ne nuk kemi informacione se çfarë është duke bërë SPAK. Kontrata mes KESH dhe NOA është denoncuar përmes CNA dhe ka qenë ky portal që ka thënë që dosja i është dorëzuar SPAK. KESH duhet të vihet nën hetim për të parë si janë arkëtuar paratë dhe si i kanë shpenzuar gjatë kësaj kohe. Buxheti i OSHEE u shfrytëzua në funksion të fushatës elektorale dhe prandaj mbeti pa para për të blerë energji. Për shkak se vendi është në krizë energjitike, është minimum hetimi i këtyre kompanive.

Është buxhet që vazhdon traditën e dy viteve të fundit me rritje e borxhit. Huamarrja e qeverisë qëndron mbi 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Duhet parë se kush do fitojë rritje pagash dhe nuk do të hyjë në fuqi në janar. Duhet të shohim çdo ndodhë edhe me pensionet. Ajo që unë shikoj si shqetësim të rrezikshëm është rendja e qeverisë pa ndalur drejt koncesioneve të reja. Qeveria nuk i thotë, por do të jenë 7 koncesione të reja që shkojnë 204 miliardë lekë. Ka koncesione të çuditshme për lulishtet e Elbasanit, shpiken koncesione për të marrë paratë e qytetarëve. Kjo histori duhet të marrë fund. Është viti i tretë që borxhi vazhdon të rritet dhe ulja e tij shtyhet për një periudhë të mëvonshme. Këto kontrata janë nga ato që nuk e kthejnë mbrapsht investimin por shpiken që të marrin para sekserët që rrinë pas tyre. Ky do të jetë me gjasa mandati i plaçkitjes së madhe”, tha Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE