Connect with Us

Lajm i mirë nga Katari/ Të huajt mund të jetojnë përgjithmonë në këtë vend

Aktualitet

Lajm i mirë nga Katari/ Të huajt mund të jetojnë përgjithmonë në këtë vend

Publikuar

-

Kabineti qeveritar i Katarit ka miratuar projektligjin që do t’u mundësonte shtetasve të huaj të fitojnë leje për qëndrim të përhershëm në këtë vend.

Vendimi u mor në një mbledhje të qeverisë të mbajtur të mërkurën, kryesuar nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm Sheikh Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, projektligji, nëse ligjësohet, do të lejonte shtetasit e huaj që “me kualifikime të veçanta që kërkohen nga shteti i Katarit” të qëndrojnë në këtë vend në mënyrë të përhershme.

Sipas dispozitave të projektligjit, lejet për qëndrim të përhershëm do të jepen vetëm me lejen e ministrit të Brendshëm.

Statusi i banimit të përhershëm do t’u mundësojë poseduesve të saj një numër privilegjesh të tjera, përfshirë “trajtimin si qytetarë të Katarit në aspektin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor”, njoftoi agjencia e lajmeve.

Kjo gjithashtu do t’u japë prioritet, pas shtetasve të Katarit, gjatë aplikimeve për poste në institucionet ushtarake dhe publike.

LEXO EDHE:  Nishani në Katar, pritet nga Emiri Al-Thani

Për më tepër, poseduesit e lejeve do të kenë gjithashtu të drejtën për të zotëruar pronë dhe për të ushtruar aktivitete tregtare në Katar pa ndonjë nevojë për një partner të Katarit.

Ministria e Brendshme tani thuhet se është në procesin e krijimit të një komiteti të posaçëm për përpunimin e kërkesave për leje qëndrimi të përhershëm.

Më parë, shtetasit e huaj që banonin në Katar duhej të merrnin leje të përkohshme qëndrimi të ripërtëritshme./AA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti ku u shuan dy të reja/ Vajzat e plagosura ende në rrezik për jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti ku u shuan dy të reja/ Vajzat e plagosura ende në rrezik për jetën

Detaje të reja kanë dalë pas aksidentit të tmerrshëm të ndodhur dje në autostradën Tiranë-Elbasan ku humbën jetën dy vajza të reja dhe dy të tjera mbetën të plagosur rëndë.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se dy vajzat e plagosura nuk e kanë kaluar ende rrezikun për jetën.

LEXO EDHE:  Projektligji i ri/ Të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Projektligji i ri/ Të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri

Bëhet me dije se dy të rejat kanë marrë dëmtime të shumta në të gjithë pjesët e trupit. Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al



Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Situatë e rëndë tek Uzina e Ballshit/ Policia hedh spraj, dy naftëtarëve u bie të fikët

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Protesta e  naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, ka ardhur duke u përshkallzuar, pasi ata kërkojnë të futen brenda në uzinë.

Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura si dhe rinisjen e punës pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania por as nga Ministrja e Energjitikës.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj ka deklaruar se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.



“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon” – thotë njëri prej protestuesve.

LEXO EDHE:  Projektligji i ri/ Të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj ISIS/Katari tërheq ambasadorin nga Egjipti

Për shkak të përplasjeve me policinë dhe sprajit qe është hedhur, dy persona janë detyruar të dërgohen në spital pasi i kanë humbur ndjenjat. Por duke qenë se autoambulancat nuk kanë shkuar në vendngjarje, janë detyruar të dërgohen me anë të makinave të rastit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet 25-vjeçari/ Përndiqte prej kohës të renë, i shkon në banesë e zihet me vëllanë e saj

Publikuar

-

Nga

Polica e shtetit ka arrestuar në flagrance 25 vjeçarin me iniciale E.K pasi ka ndjekur vazhdimisht për një peridhë kohore shtetasen me iniciale A.A 29 vjeç.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Projektligji i ri/ Të huajt do të mund të blejnë tokë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Nga Sonila MEÇO/ Çfarë mendojnë të huajt kur vijnë për pushime në Shqipëri

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

LEXO TE PLOTE