LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita kur dielli do të zhduket po afrohet/ Zbuloni datën

6 Gusht 2017, 13:55, Aktualitet CNA

Një eklips diellor do të ndodhë në datën 21 gusht, ku dielli, hëna dhe Toka do të vendosen në vijë të drejtë. Nga ky eklips, dielli do të zhduket për pak minuta dhe dita do të kthehet në natë. Spektaklin qiellor do të mund ta shohin vetëm banorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

?Do ta shohim këtë shfaqje me sy të pashembullta?, premton Alex Young, një fizikant i eklipseve diellorë, i cili koordinon arsimimin dhe shtrirjen publike të NASA-s.

Këtë spektakël po e presin të gjithë me padurim, duke përshirë këtu astronautët, qytetarët e thjeshtë si edhe shkencëtarët.

?Kjo është me të vërtetë një mundësi e jashtëzakonshme për sytë e habitur të publikut?, thotë një fizikante si Angela Des Jardins, nga Universiteti i shtetit të Montanës.

Ky do të jetë eklipsi i parë i plotë i Diellit në 99 vite, që prek Amerikën nga brigjet perëndimore në ato lindore, e që do të mund të shihet nga të paktën 48 shtete./CityNews

Lajmet e fundit nga