LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet e ngjarjes së rëndë në Vlorë/Babai me 3 fëmijë vari veten sepse...

6 Gusht 2017, 07:20, Aktualitet CNA

Një ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Një burrë, babai i tre fëmijëve është vetëvarur brenda në shtëpi.

Ngjarjen e rëndë e ka treguar në rrjetet sociale, Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj, i cili teksa shpreh dhimbjet dhe ngushëllimet tregon arsyen pse e çoi babain e 3 fëmijëve në vetëvarje.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi.

Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve.

Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar.

Kazino..aty ku ?party? zgjat 24 ore ne 24.

Vertet zgjat shume?

Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar? me fal e dashur, i humba ne kumar? me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise? me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar?

Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.

Lajmet e fundit nga