LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turisti serb del nudo në Dhërmi/ Personeli i hotelit merr një vendim të prerë (Foto)

5 Gusht 2017, 11:19, Aktualitet CNA

Qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë në plazhin e Himarës janë përballur me një situatë aspak të këndshme.

Një turist serb ka dalë pothuajse nudo për plazh, duke mos u shqetësuar aspak nga prania e personave të tjerë. Ai është mjaftuar me një peshqir me përmasa sa pëllëmba e dorës në pjesën intime të trupit, dhe është ulur për të marrë rreze.

Aty pranë gjendej një tjetër tursit serb i cili nisi të debatonte me të dhe pasi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me patriotin e tij, u detyrua të njoftonte personelin e hotelit. Personeli i hotelit e ka përzënë menjëherë turistin.

Kjo nuk është një situatë aspak e panjohur për plazhistët shqiptar. Raste të tilla sa vijnë edhe shtohen në plazhet shqiptare./CityNews

Lajmet e fundit nga