LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos në Elbasan/ Të shtëna me armë në mes të ditës

5 Gusht 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Disa të shtëna me armë kanë tronditur mesditen e sotme qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Bakallit. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se një person në një automjet ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak metra më tutje, në lagjen “Xhaxhias” mjeti tip “BMW” është gjetur i djegur. Ai ishte në pronësi të B.B.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nuk dihet ende motivet, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga