LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç’po ndodh në Elbasan/Era e një trupi të dekompozuar është përhapur në qytet

5 Gusht 2017, 17:20, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë një denoncim të rrallë, jo politik siç e quan ai.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi denoncon publikisht një aromë të rëndë që ndjehet në qytetin e Elbasanit, të cilën deputeti e quan ?aroma që vret?, apo era e një trupi të dekompozuar.

Sipas deputeti kjo është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit.

Më poshtë postimi i plotë i Luciano Bocit:

Aroma që po vret!

Prej ditësh, krahas tymit të zjarreve që shpresojmë mos rikthehen më në Elbasan, që nga mëngjezi deri në darkë, shpërhapet një aromë qelbëse e padurueshme si e një kufome në dekompozim e sipër!!!!

Më shumë këtë e vuan pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit, por sidomos lagjet Skënderbej dhe Katundi i ri.

Është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit.

Krahasuar me aromën e dikurshme te gropës afër Shkumbinit, kjo e dikurshmja duket si kujtim i një parfumi.

Banorët e shtëpive më afër, po jetojnë ditë tmerri i cili shtohet me intensitetin e aromës së qelbur, të cilën vapa e stimulon më tej.

Teoria se janë mbeturinat e peshkut që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe se kjo situatë do jetë e përkohshme, bie lehtë, po të ballafaqosh mendimet e specialistëve dhe reagimet e qytetarëve e opozitës, në kohën kur ai ndërtohej.

Dalngadalë nga qyteti i luleve po shndërrohemi në qytetin që qelbet erë!!!

Tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për ne e për fëmijët tanë.

p.s Mos harroni!

Ky nuk është një status politik./CityNews

Lajmet e fundit nga