Connect with Us

Sqarimi i kryeministrisë/Ja pse mungoi Rama në foton zyrtare në samitin e kartës së Adriatikut

Aktualitet

Sqarimi i kryeministrisë/Ja pse mungoi Rama në foton zyrtare në samitin e kartës së Adriatikut

Publikuar

-

Mediat kryesore në Serbi, përfshi agjencinë e lajmeve Tanjug, B92, gazetën Blic, por dhe shumë media të tjera kanë komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos familjare në samitin e kartës së Adriatikut në Podgoricë.

Të gjitha i janë referuar postimit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit Rama është përjashtuar nga foto familjare për shkak të paraqitjes së tij me atlete në këtë takim.

Nisur nga mbulimi i medias serbe të akuzave të Berishës, Top Channel i kërkoi një prononcim zyrtar zyrës së kryeministrit.

“Kryeminstri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19 .00 pasi të nisej zv presidenti amerikan”, tha nje burim zyrtar.

LEXO EDHE:  “Monopol online”/ Zbardhet mesazhi i Ramës për deputetët

“Helikopterët tanë nuk udhetojnë natën, ndaj e vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithcka u shty, edhe foto familjare.” thonë burime pranë Kryeministrisë.

Në këto kushte, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin kokë me kokë me zv presidentin Pence dhe u përshëndet me të dhe të gjithë liderët e rajonit, me pas ai u nis më përpara për shkak të detajeve të udhëtimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Superliga e Kosovës/ Përballje dramatike në Prishtinë, Drenica merr kreun e tabelës

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 2 përballjet e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat. Supersfida mes Prishtinës dhe Gjilanit, u mbyll me barazim dramatik në sekondat e fundit.

Kampionët në fuqi ishin duke udhëhequr deri në minutën e 90+5-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Krasniqi, ndërkohë që miqtë, e trajnerit Munishi, edhe pse me 10 lojtarë në fushë, arritën të barazonin sfidën me anë të Dabiqajt që realizoi në frymën e fundit.

LEXO EDHE:  Gjithçka ka ndryshuar, nesër nisin përgatitjet/Çfarë u tha Basha demokratëve pasi u nda nga Rama?

LEXO EDHE:  "Deklarata e Vuçiç provokuese"/ Biberaj: Rama e ka faktorizuar tezën e tij



Në përballjen tjetër, atë mes Ulpianës dhe Drenicës, ishin miqtë kuqezinj që fituan minimalisht 0-1, falë golit të realizuar nga Uka në minutën e 90+3-të. Me këtë fitore dramatike, Drenica, mori kreun e renditjes me 10 pikë në 4 ndeshje, 2 më shumë se Drita dhe Ballkani, ndërkohë që Ulpiana e Edlir Tetovës është zhytur në fundin e tabelës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

FOTOT- Pritja e “zjarrtë”/ Sali Berisha takim me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur takimin me demokratët në sallën e hotelit Rogner.

Demokratët kanë pritur ish kryeminsitrin me ovacione. Salla është mbushur plot me simpatizantë të zjarrtë të Berishës.



Qindra militantë brohorasin “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mbush Sallën plot/ Ja ekspontët e PD të pranishëm

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, Voltana Ademi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Aldo Bumci, Edi Paloka, Keltis Kruja, Isuf Cela, janë disa nga figurat e Partisë Demokratike të cilat janë bashkuar në takimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në luftën e tij për të rikthyer sovranitetin në PD. Ai shoqerohet dhe nga drejtuesit kryesore te FRPD e LDG në nje salle plot dhe me entuziazem.

LEXO EDHE:  “Spitalet në kolaps”/ Rama thumbon opozitën, thirrje qytetarëve: Çeta e çakërdisur po përhap panik

LEXO EDHE:  “Më ke ndjekur në disa maja”/ Meta kritikon Çim Pekën: Po abuzoni me mua

Takimi mbahet në hotel Rogner dhe pritet të nisë pas pak. Salla është plot me qindra militantë dhe mesa duket shumë do ngelen në këmbë.



Berisha ka paralajmeruar takime në të gjithë vendin me demokratët, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE