LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shpërthen" tenori i njohur/Lamtumirë Shqipëri! Kriminelët po të marrin shpirtin!

4 Gusht 2017, 08:33, Aktualitet CNA

Tenori i famshëm me origjinë nga Kavaja, Agim Hushi, ka shpërthyer me një deklaratë të fortë ndaj vendin dhe bashkëkombësve të tij.

Në rrjetet sociale, tenori me famë botërore e quan atdheun e tij të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminale.

Duke shtuar se kjo kastë e bëri t?i vijë turp nga vetja, Hushi i thotë lamtumirë Shqipërisë, teksa shprehet se ndihet i lumtur dhe krenar për rikthimin dinjitoz si qytetar australian.

Reagimi i plotë:

Se fundmi rikthimi ne qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; ne Sydney Opera!
Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete rikthim dinjitoz si qytetar australian!
Pas nje viti qesharak me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet, maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina!
Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!
Me dhemb qe ai popull i mire ka marre pothuaj lehtesine e nje kopeje delesh per tu cuar buze gremines dhe kujtesa historike i eshte kthyer ne nje histeri politike te skajshme dhe pa asgje qe te kujton qytetrimin te cilit i perkasim!
Duke lene pas sukseset e medha te nje sheshi qesharak me maje dhe ujra qe rrjedhin si perrenj paiqike te semure dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje te botes se lire ku emrin e kryetarit te bashkise se nje qyteti 5 milionesh se din askush dhe ku kryetari i shtetit mbane pergjegjesi edhe per menyne e pensionisteve!
Te nje shteti qe po pergatitet te dergoje se shpejti 4 banoret e pare te perjetshem tokesore ne Mars!
Lamtumire Shqiperi!! Faleminderit Australia ime!!!/CityNews

Lajmet e fundit nga