LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk u blenë avionë për fikjen e zjarreve?/ Rama shpenzoi 600 mijë euro për makina

4 Gusht 2017, 15:10, Aktualitet CNA

 Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigjje një komentuesi në rrjetet sociale. Një shtetas  ka akuzuar ish-qeverinë sepse nuk kanë blerë avionë për fikjen e zjarrit. Në kundërpërgjigje ish-kryeministri ka akuzuar qeverinë e tanishme se nuk ka zbatuar kontratën për blerjen e avionëve, ndërkohë që Edi Rama i ka shpenzuar paratë për të blerë Benza 600 mijë eurosh.

Statusi i plotë:

Pergjigje zotit Garid Seno!

Te dashur miq, zoti Garid Seno shkruan: “25 vjet o sale nuk blete nje avjone per fikjen e zjarreve ngeli shteti duke lipur tek fqinjet dhe kur tu fryhet atyre te vijne nese vijne Cdo gje eshte shkrrumbuar turp i madhe.”

Pershendetje Garid! Lidhur me objeksionin tuaj per mungesen e avioneve kunder zjarreve ju sqaroj sa vijon:

Qeveria e mepareshme, me nje kontrate me Eurokopter ka porositur disa helikoptere moderne te fuqishem dhe multifunksional per Ushtrine. Keta helikoptere mbartin edhe kova uji disa tonshe per shuarje zjarresh dhe perdoren me sukses per keto qellime ne te gjitha vendet qe kane probleme me zjarrin. Por per ti perdorur ata per kete qellim, duhet qe te blesh koven e ujit. Mirepo Edi Rama e ka mendjen tek Benz-at e blinduar per veten e tij.

Keshtu ai, perveç nje benz-i te blinduar qe kishte ne kryeministri prej vitesh, sapo erdhi ne pushtet mori per perdorim personal benz-in e blinduar te blere per transportin e personaliteteve te huaja qe vizitojne Shqiperine. Rama me vone porositi me mbi 600 mije euro nje tjeter benz te blinduar per vete, nderkohe qe me ato para mund te blinte 15 kova per helikopteret Puma per shuarjen e zjarreve ne vend. Por problemi i tij eshte se ai mendon vetem per veten e tij! Sb/CityNews

Lajmet e fundit nga