LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit PATOZI/ ZGJEDHJET E 22 KORRIKUT DO T'I FRYMËZOJNË GJATË STUDIUESIT DHE POLITOLOGËT

4 Gusht 2017, 15:50, Aktualitet CNA

Një studim për të mos u humbur i Afrim Krasniqit, ku shpjegohet shumë profesionalisht se kriza e demokracisë tek partitë tona shkakton efekte të rënda për shtetin, sistemin dhe shoqërinë tonë.

Autori e merr shtysën kryesisht tek zgjedhjet e brendshme të dy partive të mëdha, duke pasur preçedencë Partinë Demokratike. Jo thjesht për shkak të nostalgjisë, që e lidh me të, por më shumë për arsye të flagrancës së çudive dhe trukimeve, që u vunë re në farsën e 22 korrikut.

Studimi trajton me detaje të gjitha shifrat absurde, që çojnë automatikisht në deduksionin se zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike u manipuluan fare trashë. Krahasimi me rezultatet e opozitës në zgjedhjet politike, të cilat ishin mbajtur më pak se një muaj më parë, e bëjnë fare qesharake “fitoren” e Lulzim Bashës.

Kam bindjen e plotë se zgjedhjet e 22 korrikut do të shërbejnë për një kohë të gjatë si referencë negative për studiuesit dhe politologët, ndonëse ka ende thagma të pazbardhura për to. Ato janë shembulli tipik i nevojës që ka politika shqiptare për një shkundje të fortë, që fillon me demokratizmin dhe çbunkerizimin e partive. Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që ky aksion i madh politik të nisë me reformimin e së djathtës./CityNews

Më poshtë disa nga grafikët e studimit, që demaskojnë farsën e 22 korrikut:

Studimi i plotë:http://isp.com.al/2017/08/03/kriza-e-demokracise-brenda-partive-zgjedhjet-ne-ps-2016-dhe-ne-pd-2017/

Lajmet e fundit nga