Connect with Us

Eja në spital se t’i q* ropt!/ Flet nga arratia burri që dhunoi mjekun në Shkodër

Aktualitet

Eja në spital se t’i q* ropt!/ Flet nga arratia burri që dhunoi mjekun në Shkodër

Publikuar

-

Pas akuzës për rrahjen e kirurgut të Shkodrës, Besmir Grizhja, i shpalluri në kërkim si autor i ngjarjes, Ali Kopliku, kërkon të vetëdorëzohet e të shpjegojë të vërtetën sipas tij.

Kopliku shprehet për “Panorama” se kirurgu e ka sorollatur duke mos ia firmosur një rekomandim për bashkëshorten e tij, duke e lënë pa marrë një ilaç të rimbursueshëm, të cilin ai nuk mund ta përballonte me paratë e tij.

Nga arratia deklaron se është i gatshëm të dorëzohet në rast se i gjendet një avokat, policia nuk e dhunon dhe në rast se bashkëshortes së tij i sigurohet ilaçi, të cilin ajo ka dy muaj që s’e merr dhe rrezikon vdekjen si e sëmurë kronike nga tromboza.

Z. Kopliku, ju jeni në arrati, pasi akuzoheni për rrahjen e mjekut në detyrë.

Po, jam i fshehur, në arrati. Miq e dashamirës më kanë ndihmuar sepse po e kam shumë të vështirë. Po pres derisa të më gjejnë një avokat shteti, sepse nuk kam para për ta marrë dhe të shohim se çfarë do të bëhet.

Jeni i gatshëm të vetëdorëzoheni?

Patjetër që jam i gatshëm, vetëm se kërkoj që të mos më dhunojë policia dhe t’i çojnë mjekimin gruas. Nëse m’i plotësojnë këto, unë dorëzohem. Nuk kam bërë asgjë, veçse jam vetëmbrojtur. Nuk kërkoj asgjë tjetër, veçse drejtësi. Jam pa faj në këtë mes.

Çfarë ka ndodhur mes jush dhe kirurgut Besmir Grizhja?

Ajo që ka ndodhur është që prej dy vitesh gruaja ime është e sëmurë. Tashmë ka kaluar në trombozë dhe ka edhe proteza për të ecur. Gruaja ime merr një ilaç të shtrenjtë dhe e ka me rimbursim. Ne nuk e kemi mundësinë për ta blerë sepse i duhet çdo ditë. Dihet që përveç mjekut të lagjes, duhet një rekomandim edhe nga mjeku që të trajton. Kirurgu Besmir Grizhja nuk ma ka dhënë këtë rekomandim që gruaja të shkojë më pas në QSUT. Na kanë kthyer dy herë mbrapsht nga Tirana vetëm për shkak të këtij rekomandimi që nuk e plotësonte kirurgu Grizhja. Kam shkuar ditën e parë dhe i kam thënë një kryeinfermiereje aty në spitalin e Shkodrës që jepja ti që ta plotësojë. Më ka thënë në rregull. Kam shkuar dhe më ka thënë që nuk e ka kryer. Ditën e dytë kam shkuar dhe kam kapur kryeinfermierin e kirurgjisë, Paolo Kaceri, dhe i kam thënë jepja ti rekomandimin që ta plotë- sojë kirurgu Grizhja. Më ka thënë eja nesër. Kam shkuar ditën e tretë dhe sërish nuk e kishte firmosur. Tri herë kam shkuar në zyrën e drejtorit të spitalit dhe më ka thënë se nuk kam çfarë i bëj. Po ashtu kam denoncuar rastin edhe te ministri i ri i Shëndetësisë, por edhe tek ai i mëparshmi.

Po më tej çfarë ndodhi? Ju keni komunikuar edhe nëpërmjet telefonit e me mesazhe me mjekun…
Duke mos gjetur asnjë zgjidhje, atëherë i kam shkruar atë mesazh që është publikuar duke i thënë që “ka Zot dhe në rast se kam faj unë, e pagofsha unë në trupin tim, por në rast se ke ti, e pagofsh ti. Mos më ki frikë mua, por ki frikë Zotin”, i kam shkruar. Pas 3 minutash më ka marrë në telefon me numrin e tij. Më ka thënë “ku je more të q… ropt, mor bir k..ve. Eja te dera e spitalit se ti q… ropt”, më ka thënë. I thashë “avash more, se të gjitha po m’i bën, vij ku të duash” i thashë. Jemi takuar te dera e spitalit dhe sapo më është afruar, më ka goditur ai i pari me grushte dhe shkelma pa pushuar. Pasi më ka goditur, nuk kisha çfarë të bëja, vetëm sa jam mbrojtur dhe na kanë ndarë njerëzit që qëlluan aty. Jam larguar më pas.

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero flet për herë të parë/ Tregon simptomat që kishte dhe mjekimin që përdori për Covid

Nga spitali është deklaruar se e keni goditur ju i pari kirurgun…

Të shohin kamerat e sigurisë nëse kanë. Roja e ka parë, por edhe shumë qytetarë kanë qenë aty dhe t’i pyesin nëse duan ta nxjerrin të vërtetën. Me kirurgun s’kam pasur kontakt prej një muaji pikërisht se nuk doja të krijoja probleme me të duke e njohur, por nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër dhe pas disa ditësh sorollatje i dërgova atë SMS.

Pse mendoni se ju ka sorollatur kirurgu Grizhja?

Në fakt kështu kanë bërë edhe të tjerë para tij, se nuk është i vetmi ky. Nuk e di çfarë të them, por ajo që mendoj është për para. Jemi munduar me të gjitha mënyrat dhe nuk ka pranuar që ta firmosë rekomandimin që na duhej.

Si është gjendja e bashkëshortes, ajo nuk e merr mjekimin, apo jo?

Gruas sime i rrezikohet jeta. Ajo është pa mjekim, sepse s’kemi si ta marrim ilaçin për shkak se nuk e kemi rekomandimin e kirurgut. Gruas sime i rrezikohet jeta nga tromboza dhe asaj nuk ka kush ia merr ilaçet, sepse unë jam në kërkim. Kur të ikën njëherë radha në QSUT, duhen edhe dy muaj të tjerë për të pritur sepse është sëmundje kronike dhe gruaja e ka gjithmonë këtë problem. Mendjemadhësia e kirurgut na ka sjellë deri këtu.

Kirurgu ka thënë që ka blerë ilaçe për gruan tuaj nga xhepi i tij në disa raste.

Po këta janë maskarenj, po çfarë ilaçesh ka blerë ai? Unë e kam dy muaj gruan pa mjekim. Nuk është aspak e vërtetë kjo që ka thënë. Është totalisht një gënjeshtër. Unë për këtë problem isha te dëgjesa publike, kur erdhi Kryeministri Rama në Shkodër dhe unë desha të flas, por nuk më lanë. Tentova disa herë, por kryeministri nuk pranoi dhe më pas më larguan nga aty me forcë. Unë pikërisht këto probleme desha të denoncoj, por nuk më lejuan. Po t’i kisha denoncuar atë ditë, ndoshta s’do ishim sot me këtë ngjarje.
A është e vërtetë që ju jeni trajtuar me medikamente më parë për shkak të problemeve që keni pasur me shëndetin mendor?

Po, është e vërtetë. Ka momente kur unë e humb logjikën… Unë jam një njeri që nuk ngacmoj askënd, por nëse dikush më bie në qafë, atëherë e humb logjikën. Disa herë kam pasur probleme edhe me gruan, por e kanë parë se e kam nga sëmundja dhe ma kanë falur. Kam marrë mjekime dhe sëmundjen e kam nga problemet e pafundme që kam në jetë. Kam shumë probleme

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Presidenti Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.

Presidenti e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Presidenti Biden.

Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë pranë zhvillimit të një bisede javën e ardhshme mes Presidentit Biden dhe atij rus Putin.

Presidenti Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.

“Nëse na vijnë ‘sanksione nga ferri’ të reja, ne do të përgjigjemi”, tha zoti Lavrov. “Nuk mund të mos përgjigjemi”.

LEXO EDHE:  “Shkodra 2 muaj pa drejtorë rajonalë”/ PD deklaratë të ashpër ndaj Ramës: Na turpëroi qytetin

LEXO EDHE:  Shkodër/ Evakuuohen banorët (video)



Dallimet e thella u bënë të dukshme gjatë takimit Blinken-Lavrov. Zyrtari rus akuzoi Perëndimin se “po luan me zjarrin” duke mos marrë parasysh qëndrimin e Rusisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, e cila ka ruajtur mundësinë e anëtarësimit, por nuk ka përcaktuar një periudhë kohore për këtë.

Sekretari Blinken tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara “ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë nëpërmjet një sërë masash të forta ekonomike, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.

Ai nuk dha detaje për sanksionet që po shqyrtohen, por një prej tyre mund të përjashtojë Rusinë nga sistemi bankar i transfertave financiare ndërkombëtare SWIFT. Parlamenti Evropian miratoi në prill një rezolutë pa fuqi ligjore për ta përjashtuar Rusinë nga sistemi SWIFT nëse forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë do të kishte efekte të thella duke nxjerrë bizneset ruse jashtë sistemit financiar global. Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën.

Në atë periudhë, Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se veprimi do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të Departamentit të Shtetit

Publikuar

-

Nga

Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.

Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike.

Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me paisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore”, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit.

Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon paisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave ”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim

Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programine përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat emailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Evakuuohen banorët (video)

LEXO EDHE:  Shkodër/ Evakuuohen banorët (video)



Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mëmyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e paisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendet e PD/ Alizoti:Partia në situatën më të vështirë në 30 vjet

Publikuar

-

Nga

Deputeti Tomor Alizoi ka komentuar krizën në PD, si dhe mbajtjen e Kuvendeve, atë të datës 11 dhjetor të thirrur nga delegatët dhe atë të datës 18 dhjetor nga Lulizim Basha.

Deputeti demokrat ka thënë në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.



Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës. Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën. A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, tha Alizoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE