Connect with Us

Bujar Nishani merr vendimin e papritur/Ja me cilën parti bashkohet

Aktualitet

Bujar Nishani merr vendimin e papritur/Ja me cilën parti bashkohet

Publikuar

-

Vetëm pak ditë pasi dorëzoi postin e Kreut të Shtetit, Bujar Nishani ka marrë një vendim të papritur.

Ish-Preisdenti i vendit ka vendosur të rikthehet në Partinë Demokratike. Në një intervistë për “Panorama”, Nishani thotë se tani është momenti që të vazhdojë të kontribuojë në PD, pa pasur poste dhe ofiqe.

“Unë i jam shumë mirënjohës vendit tim dhe qytetareve të vendit tim që kanë investuar gjithë këto vite tek unë. Gjithashtu Partisë Demokratike, që ka investuar politikisht tek unë. Për këtë jam përpjekur t’ia kthej duke punuar me angazhim maksimal në interes të vendit dhe shtetit. Tashmë është momenti që unë të vazhdoj kontributin dhe shërbimin, por pa shpërblim. Synimi im nuk janë postet dhe ofiqet, por shërbimi e kontributi”, thote Nishani.

Ai thekson me tej se “Në kulturën time politike dhe civile nuk është e domosdoshme të kesh poste dhe ofiqe që të shërbesh dhe kontribuosh. Mjafton të kesh dëshirën, vullnetin e forcën shpirtërore dhe bëhesh i vlefshëm”.

LEXO EDHE:  Përzgjedhja e kandidatëve në PD/ Topalli: U votua për inat më i keqi

Sipas Nishanit, mbetet postulat aktual gjithmonë thënia e famshme e Presidentit Kennedy: “Mos pyet çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bëre ti për vendin tënd”./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Lëvizja Socialiste për Integrim çdo ditë e më shumë po vjen drejt degradimit dhe anëtarët e saj po i bashkohen Partisë Socialiste. Largimi i radhës ka ndodhur në Korçë pak ditë më parë, gjatë vizitës, së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI në Korçë, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i tretë në listën e Korçës  Ilirjan Pendavinji i pyetur nëse LSI po shkon drejt shkrirjes u shpreh se PS është një parti e hapur për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.

Hapja e Partisë Socialiste është një procesi vizionar, që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Jo më larg se sa para 1 javë në Partinë Socialiste të bashkisë Maliq, tek Pylli i Fazanëve në një nga perlat e bashkisë Maliq, janë shpërndarë 100 karta anëtarësie, të cilat janë dëshmi e pastër e ftesës, që ne i bëjmë jo vetëm miqve tanë nga partitë e tjera, por edhe të rinjve, grave dhe vajzave si dhe të gjithë profesionistëve të rinj dhe të vjetër që e duan Shqipërinë”, tha Pendavinji.

LEXO EDHE:  PD braktis Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Voton vetëm ndihmën ekonomike

LEXO EDHE:  Video-Banorët e Thumanës në çadër që prej 26 nëntorit/ Thirrja për qeverinë

Sa i takon fenomentit të shit-blerjes së votës, kandidati i PS shtoi se në qarkun e Korçës një gjë e tillë nuk ekziston.

Personalisht mendoj që shitblerja e votës është një fenomen negativ i të shkuarës në qarkun Korçë. Në raste të rralla mund të ekzistojë ende, por asnjëherë një fenomen i jetësuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ilirjan Pendavinji, në fund u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e vendit dhe numrin 12.

Mesazhi im për qytetarët përkon me një apel për të ardhmen.

“Votoni për veten, për stabilitetin e jetës tuaj, për Shqipërinë dhe të ardhmen, votoni për PS, Nr. 12”!

ShqipëriaeArdhmjaJonë

ShqipëriaNukNdalet

SkaKohëPërPushim”, u shpreh Ilirjan Pendavinji për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ilir poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha në zyrën e Lulzim Bashës: Ja çfarë i kam kërkuar

LEXO EDHE:  Më në fund! Selena Gomez bëhet mirë dhe rikthehet në shtëpi

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

LEXO TE PLOTE