LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bombë në xhep/Kush është elbasanlliu që u kap “mat”

4 Gusht 2017, 09:43, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka ushtruar në kontroll në lagjen ?Dyli Haxhire?, ku ka arrestura një 38-vjeçari. Në pranga ka rënë shtetasi Xhaferr Deliu, i cili u kap me materiale për bombë artizanale, siç janë tritoli, një kapsolle detonatorë dhe një fitili zjarrpërcjellës.

Ndërsa është bërë menjëherë arrestimi i shtetasit të mësipërm, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se materialet që i janë gjetur në xhep janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Këtij të fundit i është gjetur një pako e mbështjellë me natriban brenda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e dyshuar me atë të llojit TNT (Tritol) e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës./CityNews

Lajmet e fundit nga