LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reila BOZDO/Ministria e Jetës

3 Gusht 2017, 10:02, Aktualitet CNA

Fëmijë të llastuar me nervat që u bëhen brenda sekondit tel, gati për ti carë zemrën me thikë kujtdo që i mohon dorëzimin e një cope tel. Adoleshentë të dehur e të droguar, jashtë kontrrollit familjar e shoqëror, jashtë sistemit ku vlerësohet jeta si e shenjtë, të shëndrruar në kamikazë të vërtetë që mund ti heqin jetën kujtdo, thjesht kot.

Vend socialist pa kujdes social, pa respekt për njeriun, profesionin, jetën… Njerëz që reagojnë si egërsira, tallin, dhe pak janë të prirur ta kafshojnë gjuhën e tyre përpara se të kalojnë tek gjuha e sherrit. Një klasë politike që i shërben vecse interesit mediokër të satelitëve të vet.

Ka sot mijëra prindër të terrorizuar me fëmijë, për të cilët nuk dinë c’fat mund të kenë në këtë vend ku cdo ditë ka surpriza makabër dhe ku zbukurimi me ngjyra nuk duhet të ishte vec fasadë, por vetë jeta që shpresonim se do kishim kur zgjodhëm të jetojmë në Shqipëri.

Ajri është i ndotur; mjedisi shpesh i pisët, ushqimi i ndyrë, sjelljet janë qelbur deri në kriminalitet ekstrem. Rastet janë me shumicë, cdo ditë, prej kohësh, dhe asgjë nuk ndryshon.

Ndërsa politika flet për organizim, rikonceptim, numër ministrish dhe emra ministrash, ne të gjithë kemi në fakt një nevojë parësore që duhet të prevalojë mbi gjithcka dhe këdo, që duhet të punojë pa pushim në cdo fushë, në koshiencë dhe subkoshiencë të cdo individi, të jetë në thelb të cdo sistemi, të jetë mendimi i parë dhe i fundit i cdo dite: kemi nevojë emergjente, të fillojë funksionimin me shenjtërinë që i takon, të fillojë punë që dje “MINISTRIA e JETES”!r.b./2017

Lajmet e fundit nga