LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koalicion mes PD dhe LSI në shtator?/ Kryemadhi zbulon të vërtetën

3 Gusht 2017, 19:08, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë ditën e sotme në studion e ABCNews.

Gjatë fjalës së saj, ndër të tjera Kryemadhi zbuloi edhe nëse do të ketë koalicion mes LSI dhe Partisë Demokratike.

Në lidhje me këtë çështje, ajo është shprehur se forca e saj politike i ka të hapura dyert për një front nacional kombëtar, pa bindje politike.

?Opozita është çështje morali, jo çështje numrash. Ne si LSI jemi pozicionuar në një pozicion frontal pasi Edi Rama ka krijuar një sistem që i vendos çmim çdo gjëje, por shpirtit të një populli s?mund ti vendosësh çmim. LSI është e hapur për një front nacional kombëtar, pa bindje politike?, tha ajo./CityNews

Lajmet e fundit nga