LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zv.Presidenti i SHBA jep lajmin e madh për Kosovën/Së shpejti në ...!

2 Gusht 2017, 12:04, Aktualitet CNA

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence,mori pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut, që u zhvillua sot në Podgoricë.

Në fjalën e tij, zv/presidenti i SHBA dha një lajm të rëndësishëm për Kosovën, teksa tha se shumë shpejt do të bëhet pjesë e NATO-s.

Sipas Pence, SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë.

?SHBA do të angazhohet që të eleminohen të gjitha pengesat që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut dhe për të ardhme në NATO. SHBA vazhdon të përkrahë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve e për fqinjësi të mirë. SHBA është mirënjohëse për luftimin e terrorizmit dhe përgëzon suksesin në parandalimin e sulmeve terroriste të planifikuara në territorin e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Kosovës?, ka thënë Pence./CityNews

Lajmet e fundit nga