LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbuloni sekretin pse kjo 41 vjeçare duket si një vajzë 21 vjeç

2 Gusht 2017, 06:10, Aktualitet CNA

Të gjithë duam të qëndrojmë të rinj dhe me një pamje të freskët gjithmonë. Në pamje të parë do të mendonit se dizenjuesja tajlandeze Lure Hsu është një adoleshente rreth të 20-ve, por në të vërtetë ajo është fiks 41 vjeç.

Pavarësisht se mund të supozohet se gjenet luajnë rolin më të madh në ruajtjen e rinisë, gjithsecili do të dijë se cilat janë sekretet e një fytyre sharmante ashtu si të Lure. Më poshtë po iu  tregojmë disa nga sekretet e saj të bukurisë:

Kujdesi nga dielli; Në një intervistë për Friday Magazine ajo tha, ?gjithçka ka të bëjë në trajtimin me kujdes të fytyrës dhe mosekspozimin e tepërt në diell?. Ajo beson se kremi i diellit është shumë i rëndësishëm sepse ruan dëmtimin e fytyrës nga dielli.

Dietë të shëndetshme; Dieta e saj e kujdesshme mund të ketë influencuar në ruajtjen e freskisë së fytyrës. Ndërkohë që ajo po pi kafe konsumon edhe shumë ujë, fruta dhe perime.Gjithashtu shmang pijet me sheqer dhe ushqimin e shpejtë. Ajo gjithashtu kujdeset për të marrë fibra dhe proteina të shumta nga ushqimi.

Aktiviteti fizik; Që trupi dhe fytyra të mos plaken kanë nevojë për një aktivitet fizik të vazhdueshëm. Ushtrimet ndihmojë për të ruajtur linjat e trupit dhe për të qenë më të shëndetshëm.

Lëkura e saj e freskët tregon se mbrojtja nga dielli dhe një jetë e shëndetshme është gjithmonë një ide shumë e mire për të qëndruar të rinj./CityNews

Lajmet e fundit nga