LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të riun e zë gjumi dhe harron timonin/Aksident me 4 të plagosur në Fushë Krujë

2 Gusht 2017, 06:42, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë automobilistik në orët e para duke hyrë dita e mërkurë në afërsi të fshatit Luz, në rrugën Fushë Krujë-Milot. Një automjet tip ?Golf 4? më të cilin udhëtonin 4 persona dhe një tjetër automjet tip ?Ford Monteo? me portobagazh i cili drejtohej nga një djalë, janë përplasur.

4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve sipas dëshmitarëve, janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë të moshave të reja 25-30 vjeç dhe sipas dëshmitarëve, shoferin e ?Fordi-t? e ka zënë gjumi në timon dhe ky ka qenë shkaku i përplasjes së dy automjeteve.

Ambulanca transportoi për në spital dy personat që ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa djali që duket i shtirë në foto u transportua me një makinë të rastit pas 20 minutash. I riu kishte të çara pas koke dhe u dërgua për kurim në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë e ditur.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, njëri prej djemve kishte mbetur në makinë dhe u nxor nga personat që iu gjendën në ndihmë. Shoferi i ?Fordi-t?nuk ka mbetur i plagosur rëndë, por djemtë që udhëtonin me ?Golf 4? kanë marrë lëndime serioze. Policia gjendet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmet e fundit nga