LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti për 3-mujorin e parë të 2017/ Sejko jep lajmin e mirë: Pritet rritje e pagave

2 Gusht 2017, 14:50, Aktualitet CNA

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dolin ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku bëri publike analizën e raportit për tremujorin e parë të vitit 2017.

Sipas tij, ekonomia është rritur në nivele të kënaqshme, duke u nisur edhe nga rënia e normës së papunësisë.

Gjithashtu, Sejko shtoi se ky përmirësim do të mundësojë rritje të pagave.

?Rritja ekonomie do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë. Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave?efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht. Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse.  Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv?, tha Sejko./CityNews

Lajmet e fundit nga