LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majlinda Bregu humb personin e dashur të familjes/Mesazhi i dhimbshëm i saj

2 Gusht 2017, 13:52, Aktualitet CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të hidhur. Bregu ka humbur vjehërrin e saj, për të cilin jep një mesazh tepër prekës.

Ish-deputetja flet për raportin e saj të afërt me të ndjerin, për të cilin shkruan se nuk e ka thirrur kurrë vjehërr, ashtu si dhe ky i fundit e ka thirrur gjithmonë nuse.

Më tej, në mesazhin e saj prekës, Bregu shton se Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjysh për të, ashtu siç e kanë thirrur fëmijët e saj.

Mesazhi i plotë:

Adieu ‘Gjysh’!
Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.??
As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.
Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.
Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.
Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht?
Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht?
Adieu ‘Gjysh’.

Stafi i CityNews.al i shpreh ngushëllime politikanes së njohur shqiptare për humbjen e njeriut të dashur të familjes së saj./CityNews

Lajmet e fundit nga