LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju pëlqejnë frutat e thata?/Ja çfarë duhet të dini për to

2 Gusht 2017, 07:11, Aktualitet CNA

Frutat e thata janë shumë të njohura për një mori arsyesh. Konsumi i tyre ndikon jo vetëm për një shëndet më të mirë, por ofron shumë minerale esenciale, vitamina dhe fibra që ju nevojiten çdo ditë. Frutat e thata nuk prishen shpejt dhe janë një ushqim ideal për t?u pasur gjithmonë me vete.

Por duhet të kini parasysh diçka; frutat e thata kanë më shumë kalori, pasi janë më të koncentruara dhe u është hequr uji. Për peshë të njëjtë, frutat e freskëta kanë më pak kalori se i njëjti frut, por i thatë.

Njëqind gramë kumbulla të freskëta përmbajnë vetëm 46 kalori, ndërsa 100 gramë kumbulla të thara (kumbulla të thata) kanë 240 kalori.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se disa vitamina humbasin gjatë procesit të tharjes. Nëse konsumoni kumbulla të freskëta, keni marrë 16% të nevojave tuaja ditore për vitaminë C, por nëse i konsumoni të thata, ju merrni vetëm 1%.

Ato janë të pasura me kalori, kështu që përdorimi i tyre duhet të jetë i pakët dhe i rezervuar për dieta të ekuilibruara. Mënyra më e mirë për konsumimin e frutave të thata është përdorimi i tyre me qumësht në mëngjes.

Pra qumësht, copëza fruta të thata, drithëra, ndonjë copëz çokollatë. Një mëngjes i tillë i pasur, është ideal për fëmijët që duhet të përballen me një ditë të ngarkuar studimesh apo me sport.

Lajmet e fundit nga