LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jep dorëheqjen drejtoresha e rëndësishme e Edi Ramës (Emri)

2 Gusht 2017, 11:35, Aktualitet CNA

Një tjetër drejtoreshë e rëndësishme ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Qendrës për Dialog dhe Komunikim në Kryeministri (COD), Falma Fshazi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fshazi, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale.

?Ka qene një ëndërr që gati askush si besonte, nje pune e pafund, pa pushim real as në maternitet. Por duhet një pikë a presje për çdo gjë gjithsesi, e njerën nga keto e vura sot si drejtor i pergjithshem i COD. Per çdo gje ju lutem vijoni me ekipin!?, shkruan Fshazi.

Nuk ka ende një motivacion për largimin e saj nga Kryeministria, por znj. Fshazi ka qenë ndër emërimet e para të Kryeministrit Rama në mandatin e parë qeverisës./CityNews

Lajmet e fundit nga