LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtorët e spitaleve nuk zbatojnë urdhrin e Ramës/ Vetëm gjysma jep dorëheqjen

2 Gusht 2017, 15:46, Aktualitet CNA

 

Pas thirrjes që kryeministri Edi Rama, u bëri dy ditë më parë drejtorëve të spitaleve për të dhënë dorëheqjen, mësohet se vetëm 60% e tyre e kanë bërë një gjë të tillë.

Ata i kanë dorëzuar dorëheqjet tek zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Përqindja e drejtorëve të dorëhequr tregon se këta të fundit nuk e kanë zbatuar urdhrin e Ramës, i cili dha urdhër që të dorëhiqen të gjithë drejtorët e spitaleve, dhe jo vetëm gjysma e tyre.

Kryeminsitri u kërkoi dorëheqjen sepse sipas tij, ata janë fajtorë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen spitalet./CityNews

 

Lajmet e fundit nga